Image default

Nagavci: Klasa e stërvjetruar e LDK-së është në panik

Kjo pasi që sipas saj LDK është e vetëdijshme se ata do të ndëshkohen nga qytetarët, shkruan lajmi.net.

“Zt.Mustafa dje doli në mbrojtje të Kryetares së KQZ-së, ndonse të gjithë ishim dëshmitarë të shfaqjes së turpshme kur zn.Daka bashkë me përfaqësuesit politik të LDK-së e PDK-së, jo vetëm se nuk miratuan rekomandimin nga Zyra për Certifikimin e Subjekteve Politike, por dhe e rrëzuan atë. Ndërsa sot iu paska vërsulur me gjuhë linquese e kërcënuese u.d së Presidentes, zn. Vjosa Osmani”, ka thënë ajo.

“Ndërkohë që zt. Avdullah Hoti i cili mban pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeministrit, ndonëse ligjërisht asnjëherë s’ishte Kryeministër, paska deklaruar: Do të kujdesemi që kurrë të mos i lëmë LV të vijnë në pushtet”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Klasa e stërvjetruar politike e LDK-së në panik.

Të vetëdijshëm për ndëshkimin që do të marrin nga qytetarët për tradhëtinë e tyre, shefi i LDK-së, zt. Isa Mustafa dhe kandidati për Kryeministër nga kjo parti, zt.Hoti janë në panik dhe andaj kërcënojnë e flasin gjëra që as vet s’i besojnë.

Zt.Mustafa dje doli në mbrojtje të Kryetares së KQZ-së, ndonse të gjithë ishim dëshmitarë të shfaqjes së turpshme kur zn.Daka bashkë me përfaqësuesit politik të LDK-së e PDK-së, jo vetëm se nuk miratuan rekomandimin nga Zyra për Certifikimin e Subjekteve Politike, por dhe e rrëzuan atë. Ndërsa sot iu paska vërsulur me gjuhë linquese e kërcënuese u.d së Presidentes, zn. Vjosa Osmani

Ndërkohë që zt. Avdullah Hoti i cili mban pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeministrit, ndonëse ligjërisht asnjëherë s’ishte Kryeministër, paska deklaruar: Do të kujdesemi që kurrë të mos i lëmë LV të vijnë në pushtet.

E dimë se po të pyeteshit ju e ata sikurse ju edhe do të bënit çmos që pushtetin ta mbanit për vete, për privilegje e përfitime. Fundja këtë e pamë me 25 mars kur  rrëzuat Qeverinë legjitime Kurti për të uzurpuar pushtetin, por koha juaj ka përfunduar.

Ju s’keni as kapacitet e s’do keni më asnjëherë mundësi të tradhtoni vullnetin e qytetarëve, sepse më s’ju beson askush. /Lajmi.net/

TË ngjajshme

Dy profesorë ngacmohen gjatë orës mësimore në Suharekë

Radio-Ahireti

Ish-shefi i EULEX: Ajo që do të tregoj për EULEX-in do t’i trondisë ndërkombëtarët

Radio-Ahireti

​LDK e vlerëson kërcënues reagimin e Osmanit ndaj KQZ-së

Radio-Ahireti

SHBA, numër rekord rastesh me COVID-19 në 24 orë

Radio-Ahireti

Gjykata merr vendim për dy të akuzuarit që ishin nisur në Siri për t’iu bashkuar ISIS-it

Radio-Ahireti

Kërcënohet një polic në Gjilan

Radio-Ahireti