ndalohen-5-persona-per-rrembim,-ne-mesin-e-tyre-2-zyrtare-policore

Ndalohen 5 persona për rrëmbim, në mesin e tyre 2 zyrtarë policorë

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka ndaluar pesë persona, tani të pandehurit V.K., B.N., M.I., F.S., dhe V.K. në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Rrëmbimi’’, nga neni 191, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndërmarrë këto veprime në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, pasi që në mesin e të pandehurve janë dy zyrtarë policorë.

Dyshohet se rasti ka ndodhur në fshatin Stanishor Komuna e Novobërdës, ku të pandehurit më 16 Shkurt 2021, me qëllim të përfitimit material, kanë rrëmbyer dy shtetas të Maqedonisë, të cilët i kanë mbajtur në një villë në vendin e lartcekur.

Prokurori i rastit, brenda afatit ligjor ndaj të pandehurve do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjilan.

The post Ndalohen 5 persona për rrëmbim, në mesin e tyre 2 zyrtarë policorë appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Gjykimi i dytë ndaj Sarkozit, shpenzonte pa masë për fushatë

Radio-Ahireti

Teste falas dy herë në javë për të gjithë në Angli

Radio-Ahireti

Marko Gjuriqit i refuzohet hyrja në Kosovë

Radio-Ahireti

Bllokohet sektori i transportit, as sot s’ka qarkullim të autobusëve

Radio-Ahireti

Komuna e Prishtinës nis ekzekutimin e pagesave për qytetarët pozitivë me Covid-19

Radio-Ahireti

Policia me operacion bastisjeje, sekuestrohen armë zjarri dhe substancë narkotike

Radio-Ahireti