ndalohet-polici-qe-plagosi-dy-qytetaret-ne-dragash

Ndalohet polici që plagosi dy qytetarët në Dragash

Komandanti i Stacionit të Policisë në Dragash, Shaqir Uka, ka dhënë detaje lidhur me rastin.

“Sot rreth orës 16 e 40 policia ka marrë informatën për një incident që ka ndodhur në fshatin Glloboqicë, ku dy persona janë lënduar me armë zjarri.”.

Uka në një intervistë për Klan Kosova, ka thënë që policia ka reaguar menjëherë, ndërsa personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.

“Lidhur me rastin është informuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës, për arsye se aty është i përfshirë një zyrtar policor. Inspektorati po merret me rastin dhe arsyet për momentin ende nuk dihen ndërsa zyrtari policor është i ndaluar”, shtoi ai.

TË ngjajshme

Kurti: Na duhen mbi 61 deputetë, dilni në zgjedhje kush i mbush 18 e kush i ka 98 vjet

Radio-Ahireti

Serwer: Vuçiq po përpiqet të krijojë Serbinë e Madhe të Milosheviqit dhe Dobrica Çosiqit

Radio-Ahireti

Deputeti suedez uron Osmanin: Do të jetë emocionuese ta ndjekim punën e saj

Radio-Ahireti

Ngjarjet e ditës në Kosovë

Radio-Ahireti

Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, MPJ-së i kërkohet të nisë lobimin

Radio-Ahireti

Tre persona arrestohen për 24 orë në Prishtinë për armëmbajtje pa leje

Radio-Ahireti