ndihme-financiare-nga-katari-per-100-mije-familje-ne-gaza

Ndihmë financiare nga Katari për 100 mijë familje në Gaza

Në Rripin e Gazës, të cilin Izraeli e mban nën bllokadë për vite me radhë, ka filluar shpërndarja e ndihmës financiare të siguruar nga Katari për rreth 100 mijë familje në nevojë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Banorët e Gazës që kanë nevojë për ndihmë erdhën sot në bankë për të marrë ndihmën financiare.

Komiteti për Rindërtimin e Gazës në Ministrinë e Brendshme të Katarit tha më herët se çdo familje në nevojë do të merr 100 dollarë.

Kjo është vetëm një pjesë e ndihmës financiare prej 360 milionë dollarësh të njoftuar nga Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani në fund të janarit.

Planifikohet që ndihma financiare për banorët e Gazës të ndahet gjatë vitit 2021.

Izraeli mban Rripin e Gazës, ku jetojnë rreth 2.1 milionë banorëve, nën bllokadë tokësore, detare dhe ajrore që nga viti 2006. /aa

The post Ndihmë financiare nga Katari për 100 mijë familje në Gaza appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Shqipëri, 20 viktima dhe 847 raste të reja me COVID-19

Radio-Ahireti

Izraeli shfuqizon masën për vendosje të maskës në ambiente të jashtme

Radio-Ahireti

Protestat shpërthejnë në Evropë mes një vale të re të COVID

Radio-Ahireti

Në punë dhe kudo nuk i ndahet biçikleta/ Kryeministri i Holandës merr mandatin e katërt radhazi

Radio-Ahireti

Shënohet 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

Radio-Ahireti

Koreja e Veriut akuzon KS-OKB-në për standarde të dyfishta

Radio-Ahireti