Image default

Në Mamushë infektohen me COVID-19 shtatë mjekë e infermierë, në Dragash pesë

Në Mamushë sonte janë regjistruar shtatë raste të reja derisa të gjitha infektimet janë nga personeli mjekësorë.

Lajmin e ka konfirmuar për RTV Dukagjinin kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniq.

Krasniq thotë se personeli mjekësorë janë infektuar nga pacientët që janë referuar nga ordinancat private.

Po sot edhe në Dragash janë shënuar edhe tetë raste të reja, përcjell Telegrafi.

Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani thotë për RTV Dukagjinin se nga tetë rastet me COVID-19 pesë prej tyre janë punëtorë shëndetësorë ndërsa tre të tjerë janë familjarë të rastit që ka rezultuar pozitiv para disa ditëve.

Kryetarët e këtyre dy komunave kanë thënë se pavarësisht këtyre rasteve qendrat e mjekësisë familjare nëkëto komuna do të vazhdojnë punën normalisht./

TË ngjajshme

Turqi, një sipërmarrës ndërtoi strehë për macet për t’i mbrojtur nga i ftohti

Radio-Ahireti

LDK-ja cakton datën për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor, s’ka emra për kryetar të ri

Radio-Ahireti

Në qershor pranohen pacientët në Spitalin e ri të Kirurgjisë Pediatrik, investim i Emirateve të Bashkuara Arabe

Radio-Ahireti

Kategorizimi i ri i komunave: 4 në zonën e kuqe, 9 në të verdhën dhe 25 në të gjelbërtën

Radio-Ahireti

Kuvendi do të përfaqësohet nga 14 deputetë që kanë aktakuza aktive

Radio-Ahireti

BANORËT E FUSHË KOSOVËS ENDE ME PROBLEME ME UJË TË PIJSHËM

Radio-Ahireti