Ani pse qytetarët kanë shkuar për të votuar, disa nga ta, të cilëve u ka skaduar afati i vlefshmërisë së letërnjoftimeve, kanë mbetur pa votuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Edhe qytetarë, të cilët kanë aplikuar për tu pajisur me letërnjoftim të ri dhe që kanë dëshmi se kanë aplikuar në organet kompetente, nuk janë lejuar që të votojnë.