ne-te-dy-jemi-rober-te-allahut,-eshte-e-pamundur-qe-allahu-ty-te-te-kujtoje,-kurse-mua-te-me-harroje

Ne të dy jemi robër të Allahut, është e pamundur që Allahu ty të të kujtojë, kurse mua të më harrojë

Edhe pse historianët e përmendin atë si ahmak dhe të çmendur, ai ishte jashtëzakonisht i mençur dhe i zgjuar. E quanin Behlul, por emri i tij i plotë ishte Vehb ibn Amr.

Behlul hynte te halifi Harun Reshidi pa ndonjë frikë dhe turp, kur të donte, dhe fliste atë që dëshironte. (Besimtari lufton me shpatën dhe gjuhën e tij).

Behluli, në fakt, bëhej sikur ishte i çmendur sa për të pasur justifikim, dhe pastaj tallej dhe bënte shaka në llogari të pushtetit, pa pasur frikë se do të përgjigjej për të. Sepse, si do të thirrejnë përgjegjësi njeriu i çmendur. Ndërkaq, fjalët e Behlulit ishin të mprehta si shpata, bindëse si prova të qarta dhe si fakte të pakundërshtueshme.

Në një rast, midis Behlulit dhe Harun Reshidit u zhvilua kjo bisedë.

Harun Reshidi: U përmallova shumë për ty, o Behlul.

Behluli: Kurse unë për ty jo.

Harun Reshidi: Më këshillo, o Behlul.

Behluli: Pse duhet të të këshilloj?

Harun Reshidi: Fjalët e tua janë të bukura dhe të dobishme, andaj dua ta dëgjoj këshillën tënde.

Behluli: Dije, o udhëheqësi i besimtarëve, cilitdo njeri që Allahu i dhuron pasuri dhe bukuri dhe ai pasurinë e tij e shpenzon në rrugën e Allahut, e ruan dëlirësinë dhe pafajësinë e tij, dhe sundon me drejtësi, ai do të shkruhet tek Allahu si bamirës i vërtetë dhe i zgjedhur.

Harun Reshidi: Sa bukur që e ke thënë këtë, o Behlul! Po cili është qëndrimi yt ndaj shpërblimeve dhe dhuratave?

Behluli: Dhuratat ua kthej atyre që mi kanë dhënë dhe nuk kam nevojë për to.

Harun Reshidi:A mos ke ndonjë borxh, që të të ndihmoj për talarë atë?

Behluli: Dijetarët e Kufës janë unanim në mendimin se nuk është e lejueshme që borxhi të lahet me borxh.

Harun Reshidi:O Behlul, por unë po dua të të jap diçka që të ndihmohesh për ta bërë jetën tënde më të lehtë.

Behluli: O udhëheqës i besimtarëve,ne të dy jemi robër të Allahut, është e pamundur që Allahu ty të të kujtojë, kurse mua të më harrojë!

Pas kësaj, halifi Harun Reshidi uli kokën dhe u largua.

Kurse Behluli, u shpreh në vargje:

Tek Allahu mbështetem dhe te askush tjetër nuk i var shpresat përveç Tij,

Sepse, furnizimi nuk vjen nga njerëzit, por nga Allahu, Furnizues i Vetmi.

Saff.ba

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

TË ngjajshme

“A mos vallë, po çuditesh me urdhrin e Zotit?

Radio-Ahireti

Punët e ahiretit janë më të mira dhe të përhershme

Radio-Ahireti

Bëhu luan, e jo dhelpër

Radio-Ahireti

Idetë dhe parimet themelore të Kuranit (pjesa e dytë)

Radio-Ahireti

Esenca e përfundimit të bukur

Radio-Ahireti

Unë e dua Pejgamberin e Allahut, po ti?!

Radio-Ahireti