nenkryetari-i-ldk-se:-podujeven-do-ta-kthejme,-me-apo-pa-agim-veliun

Nënkryetari i LDK-së: Podujevën do ta kthejmë, me apo pa Agim Veliun

Muhaxheri thotë se kandidimi i kryetarëve të komunave, do të varet nga hulumtimi që po bëhet per secilën degë të LDK-së në qytetet e Kosovës.

Ndërsa, sa i përket kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri për rikandidim, Muhaxheri beson ë Haziri do të rikandidojë edhe në këto zgjedhje.

“Besoj që do të ketë rikandidim, është e rëndësishme që na me i rujt këto qytete të rëndësishme. Po ashtu mee fitu edhe Prizrenin edhe Prishtinën. Me kandidatin e qëllum edhe Mitrovica është komunë që mundet me u fitu. Me kandidatin e qëllum për komunën e Ferizajit, LDK-ja do të jetë sfiduese për partitë e tjera”, tha Muhaxheri në Kanal 10.

Ai po ashtu beson se në kandidimet për kryetar komunash të LDK0-së do të ketë edhe gra.

“Besoj që do të ketë edhe gra, nuk e di sa, po prej orientimeve politike që ka kryetari besoj që do të ketë”, tha ai.

Ndërsa, sa i përket kandidimit për kryetar të komunës së Podujevës, Muhaxheri thotë se LDK-ja do ta kthejë këtë komunë, me apo pa Agim Veliun.

“Duhet me pyet zotri Agim Veliun për këtë (për rikandidim për kryetar të Podujevës). Besoj që nuk u dasht me lon në rend të parë.  Podujevën do ta kthejmë, me apo pa zotëri Veliun”, tha Muhaxheri.

TË ngjajshme

U vaksinua para pesë ditëve në Kukës me AstraZeneca: Mjeku kosovar flet për gjendjen e tij

Radio-Ahireti

Fillon takimi i Abdixhikut me deputetët e zgjedhur të LDK-së

Radio-Ahireti

Putin i përgjigjet komenteve të Biden se ai është një vrasës: I uroj shëndet të mirë!

Radio-Ahireti

Rexhepi: E çmoj vendimin e LDK-së për Osmanin – do ta kryejë shkëlqyeshëm punën e presidentes

Radio-Ahireti

I masakruan tre familjarë, historia e trishtë e deputetit të Kuvendit

Radio-Ahireti

Vrasja e Agonis Tetajt, KPK-ja reagon pas deklaratave të Fejzullah Hasanit

Radio-Ahireti