nga-e-merkura-ore-policore-ne-maqedoni?-pritet-vendimi-i-qeverise

Nga e mërkura orë policore në Maqedoni? Pritet vendimi i Qeverisë

Kjo masë shtrënguese vjen si rezultat i rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19. Ndonëse, ministri i Shëndetësisë, Venko Filip­çe në pyetjet e gazetarëve tha se nuk është paraparë një masë e këtillë, ai sot dha lajmin për orën policore, duke shtuar se qytetarët nuk po u përmbahen masave mbrojtëse aktuale.

Fjalën e fundit mbi këtë propozim e ka Qeveria, e cila nesër duhet të vendosë nëse do ta kufizojë lëvizjen e qytetarëve për shtatë orë. Nëse Qeveria thotë po, nga e mërkura masa pritet të hyjë në fuqi.

“Sulmi i rritjes së numrit të pacientëve që kërkojnë trajtim nëpër spitale nuk është sikurse në nëntor, ka dallim në rritjen e incidencës dhe tani është vështirë të themi a do të vazhdojë ky trend apo do të arrihet në një pikë. Nuk e dimë vala a do të jetë e njëjtë sikurse në muajin nëntor. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të gatshëm dhe në këtë aspekt rekomandimi i Komisionit për sëmundje infektive është që të ketë kufizim të lëvizjes pas orës 22, sepse vlerësojnë se ka grupim të qytetarëve pas mbylljes së kafeneve, pa respektimin e rekomandimeve edhe nëpër hapësira publike”, tha Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Ndërkaq, zv/ministri i Shëndetësisë, Ilir Asani tha se edhe vetë ai si mjek e ka vërejtur presionin e numrit të madh të pacientëve që kërkojnë të shtrihen nëpër spitale.

“Unë po them se ditëve të fundit kam një valë të madhe të intervenimeve dhe kërkesave të njerëzve që duan të shtrihen nëpër spitale, por në të njëjtën kohë që duan të transferohen prej spitalit të Kumanovës në spitalin e Shkupit për trajtim të mëtejshëm, kështu që është vetëm se signifikante se numri ka trend rritës agresiv i mbushjes së spitaleve”, u shpreh zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani.

Propozimi për kthimin e orës policore erdhi si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19.

Ministri Filipçe bëri të ditur se ora policore do të zgjasë dy javët në vazhdim dhe me këtë pritet të zvogëlohet presioni ndaj spitaleve. Ora policore do të jetë njësoj edhe gjatë vikendeve, raporton TV21.

 

TË ngjajshme

Shefi i UNICEF-it: Sonte në Prishtinë arrijnë shiringat që do të përdorën për vaksinën anti-Covid

Radio-Ahireti

Kosnett: E ardhmja e Kosovës është në duart e qytetarëve të saj

Radio-Ahireti

Sllovenia nuk i njeh testet për COVID-19 nga Kosova, do të ketë 10 ditë karantinë

Radio-Ahireti

Rrëzohet kërkesa e Zani Çaushit për lirim me kusht

Radio-Ahireti

Vaksina e AstraZenecas do të testohet te fëmijët

Radio-Ahireti

Ambasadori norvegjez shprehet i gatshëm për ta ndihmuar Ministrinë e Drejtësisë

Radio-Ahireti