nga-keto-komuna-jane-rastet-e-reja-me-covid-19

Nga këto komuna janë rastet e reja me COVID-19

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 282 raste të reja të infektuara, ndërsa janë shëruar 184 persona,

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Njoftimi i plotë:

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.192 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 282 raste pozitive”, është thënë nga IKSHPK.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 96 raste, Prizren 48 raste, Podujevë 19 raste, Ferizaj 16 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Pejë 13 raste, Drenas 10 raste, Mitrovicë 10 raste, Rahovec 10 raste, Gjakovë 8 raste, Lipjan 7 raste, Skenderaj 6 raste, Gjilan 5 raste, Suharekë 5 raste, Klinë 4 raste, Viti 3 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Malishevë, Ranillug, Shtime dhe Vushtrri 1 rast.

Numri total i rasteve pozitive është 60.500 raste nga 235.724 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.503 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 184 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52.621 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.376. /Lajmi.net/

TË ngjajshme

Gaxheri thotë se Qeveria Kurti, u.d. e presidentit dhe Kuvendi janë jolegjitimë në bazë të vendimit të Kushtetueses

Radio-Ahireti

Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, MPJ-së i kërkohet të nisë lobimin

Radio-Ahireti

CEB do t’i ndihmojë Kosovës në blerjen e vaksinës anti-Covid, Hoxhaj: Duhet të bashkohemi me OBSH-në

Radio-Ahireti

Mediat që i shërbejnë Vuçiqit fillojnë propagandën për bazën e FSK-së në Mitrovicë

Radio-Ahireti

Si ta kuptoni se vaksina anti-covid ka ndikuar keq – Këto janë shenjat e mpiksjes së gjakut

Radio-Ahireti

Hoxha s’e thirr ezanin për iftar, thotë se agjëruesit mund të informohen në televizione

Radio-Ahireti