Image default

Nis stërvitja ushtarake “Atatürk” midis Turqisë dhe Pakistanit

Nëpërmjet një ceremonie, në provincën Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit ka nisur “Stërvitja Atatürk 2021”, e cila zhvillohet bashkërisht nga forcat e armatosura të Pakistanit dhe Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ushtrisë së Pakistanit (ISPR) tha në një deklaratë se stërvitja në rajonin Tarbela midis forcave të dy vendeve do të zgjasë tri javë.

Në deklaratë theksohet se stërvitja do t’i forcojë më tej lidhjet midis dy vendeve vëllazërore.

Ndryshe, stërvitjet e përbashkëta midis Komandove dhe Forcave Speciale të dy vendeve mbahen që nga viti 1998 me rotacion. Gjatë realizimit në Turqi, ajo emërohet si “Stërvitja Jinnah”, sipas themeluesit të Pakistanit Muhammad Ali Jinnah, kurse në Pakistan quhet “Stërvitja Atatürk”, sipas themeluesit të Turqisë moderne, Mustafa Kemal Atatürk.

The post Nis stërvitja ushtarake “Atatürk” midis Turqisë dhe Pakistanit appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Këta janë katër kandidatët tjerë të VV-së që PZAP ia ndaloi garimin në zgjedhje

Radio-Ahireti

Sindikata e Infermierëve paralajmëron protesta – të pakënaqur me shtesat e ndara nga Qeveria

Radio-Ahireti

Shkon në 11 mijë e 840 numri i votave nga diaspora të refuzuara nga KQZ

Radio-Ahireti

Drejtori i Zyrës së Partive në KQZ rekomandon certifikimin e të gjithë kandidatëve

Radio-Ahireti

Osmani uron Biden: Raportet e Kosovës me SHBA-në, janë jo vetëm miqësore, por ekzistenciale

Radio-Ahireti

Certifikohet lista e votuesve, 143 mijë e 6 votues më pak se në zgjedhjet e 2019-së

Radio-Ahireti