“nje-grusht-i-kompanive-private-kontrollojne-internetin”,-komenti-i-shefit-ekzekutiv-te-twitter-ne-lidhje-me-bllokimin-e-trump-nga-rrejtet-sociale

“Një grusht i kompanive private kontrollojnë internetin”, komenti i shefit ekzekutiv të Twitter në lidhje me bllokimin e Trump nga rrejtet sociale

Shefi ekzekutiv i Twitter, Jack Dorsey, tha të mërkurën se ndalimi i qasjes së presidentit Donald Trump në platformën Twitter ishte vendimi i duhur, por e pranoi se interneti nuk duhet të kontrollohet nga një grusht  i kompanive private, shkruan “CNBC”.

Në 13 postime me radhë, Dorsey tha se shprehja e mendimeve online po shkakton probleme të mëdha në jetën reale, transmeton lajmi.net.

Prandaj të gjitha llogaritë që do të bëjnë postime që do të rrezikojnë sigurinë, do të bllokohen nga qasja. Ai gjithashtu tha se bllokimi i Trump nga thuajse të gjitha platformat, nuk ishte e planifikuar. Disa kompani e morën vendimin në vete, disa u ndikuan nga veprimet e kompanive të tjera.

Ai gjithashtu përgëzoi Bitcoin, sepse është një demonstrim kaq i mirë se si diçka që është krijuar në internet, nuk kontrollohet apo ndikohet nga askush.

Ai thotë se kjo i jep shpresë që i gjithë interneti do të jetë në atë formë në të ardhmen jo të largët. /Lajmi.net/

TË ngjajshme

Maskat nuk po hiçen, Apple teston një mënyrë të re për të zhbllokuar iPhone

Radio-Ahireti

Turqi: Prezantohet vetura e parë elektrike turke, e drejtuar nga kryetari Erdogan

Radio-Ahireti

Ndryshon Instagram, shikoni çfarë ka bërë

Radio-Ahireti

Si t’ju shpëtoni mesazheve të rreme në WhatsApp

Radio-Ahireti

Pa USB, ky është lidhësi i ri i iPhone

Radio-Ahireti

Instagram sjell edhe një veçori

Radio-Ahireti