nje-i-vrare-dhe-tre-te-plagosur-ne-mitrovice

Një i vrarë dhe tre të plagosur në Mitrovicë

Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur gjatë një përleshjeje me armë zjarri në Mitrovicë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 të së shtunës, ndërsa policia ka dhënë detaje shtese.
“Rreth orës 11:27, policia në Mitrovicë është njoftuar për një rast në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë ku është përdorur arma e zjarrit. Njësitë policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Policia ka kuptuar se një person mashkull kosovar, ka shtënë në drejtim të tre personave të cilët janë të plagosur, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Gjithashtu edhe i dyshuari është i lënduar, i njëjti është arrestuar nga njësitë policore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Raportohet se një nga të plagosurit ka ndërruar jetë. Njësitet policore po vazhdojnë ta trajtojnë rastin”, ka thënë Zahiti.

The post Një i vrarë dhe tre të plagosur në Mitrovicë appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Organizatë turke e intelegjencës sjell në Turqi një anëtar të lartë të arratisur të FETO-s

Radio-Ahireti

“2001 FO 32”, asteroidi më i madh që kalon afër Tokës, 21 Mars

Radio-Ahireti

Rastet me mpiksje gjaku, Johnson & Johnson shtyn shpërndarjen e vaksinave në Evropë pas pezullimit në SHBA

Radio-Ahireti

BE PËR LIBERALIZIMIN: NË QERSHOR NUK PRITET TË JETË AS NË REND DITE

Radio-Ahireti

Kuvendi voton ndarjen e 11 milionë eurove për pagesën e rrymës në veri

Radio-Ahireti

Konjufca i kërkon Kurtin të propozojë mandatarin për Kryeministër

Radio-Ahireti