nje-muaj-paraburgim-pasi-goditi-me-grusht-personin-qe-vdiq

Një muaj paraburgim pasi goditi me grusht personin që vdiq

Sipas një njoftimi të gjykatës, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Kadrije Goga – Lubishtani, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 21 shkurt 2021, në fshatin Bibaj – Komuna Ferizaj, me dashje i ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor tani të ndjerit A.L., në atë mënyrë që pas një fjalosje, i njëjti e godet me grusht në fytyrë, ku si pasojë e kësaj goditje rrëzohet në tokë-beton dhe pëson lëndime trupore, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara i njëjti ndërron jetë.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj. Sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, duke marr parasysh rrethanat e rastit, ekzistojnë arsyet për caktimin e paraburgimit, pasi po të gjendet në liri i pandehuri, mund të arratiset ose të ike, duke marr parasysh se njëjti që nga data 21.02.2021 është arratisur, gjegjësisht ka shkuar në shtetin e Zvicrës edhe për kundër faktit se ai është paraqitur vullnetarisht në organet e ndjekjes, i njëjti ka të rregulluar statusin e leje qëndrimit ne Zvicër dhe mund të ikë ose të arratiset”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./Lajmi.net/

TË ngjajshme

Afër 14 mijë raste aktive me COVID-19, vaksinat e para në Kosovë – moment shprese për fillimin e fundit të pandemisë

Radio-Ahireti

Vdes një person në QKUK, prokuroria nis hetimet

Radio-Ahireti

Sulmohet autobusi i kosovarëve në Mal të Zi

Radio-Ahireti

Arrestohen 8 zyrtarë policorë, dyshohen për disa vepra penale

Radio-Ahireti

Kina zbulon trenin që ‘mund të udhëtojë me shpejtësi prej 600 kilometra në orë’ – paramendojeni, nga Londra në Paris, vetëm për 50 minuta (Foto/Video)

Radio-Ahireti

Rrëmbehen 300 vajza në Nigeri

Radio-Ahireti