njeriu-nga-zelanda-e-re-akuzohet-per-kercenime-ndaj-xhamive-ne-christchurch

Njeriu nga Zelanda e re akuzohet për kërcënime ndaj xhamive në Christchurch

Një burrë nga Zelanda e Re po përballet me akuza penale pasi dyshohet se ka publikuar kërcënime në internet kundër dy xhamive të Christchurch që ishin vendet e sulmit terrorist që la të vdekur 51 persona.

Policia arrestoi të enjten 27 vjeçarin dhe e akuzoi atë për kërcenim me vrasje. Nëse shpallet fajtori, ai përballet me dënim maksimal me burg prej shtatë vjetësh.

Ky arrestim vjen gjersa komuniteti musliman në Zelandë të Re po përgatitet të shënojnë përvjetorin e dytë të sulmeve në xhamia nga ekstremisti i bardhë.

Autoritetet e sigurisë thonë se do të ketë masa shtesë gjatë përkujtimit të sulmeve të 15 Marsit 2019.

Në sulmin e vitit 2019, personi i armatosur rëndë Brenton Tarrant sulmoi adhuruesit në xhami gjatë kohës së Xhumasë. Ai u dënua me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht. /Mesazhi.com

The post Njeriu nga Zelanda e re akuzohet për kërcënime ndaj xhamive në Christchurch appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Lajçak reagon pas kritikave për hartën ku e paraqiti Kosovën pjesë të Serbisë – thotë se u keqinterpretua

Radio-Ahireti

CH: Ministrja Keller-Sutter: “Nuk është votë kundër myslimanëve”

Radio-Ahireti

OBSH: Aprovohet përdorimi urgjent i vaksinës AstraZeneca

Radio-Ahireti

Qeveria në detyrë ndanë mijëra euro për policët, mësimdhënësit, zjarrfikësit, mjekët e punëtorët teknikë

Radio-Ahireti

12 të vdekur dhe 871 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Xhamia e Plumbit në Shkodër do të restaurohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve e Turqisë

Radio-Ahireti