nobelisti-i-njohur-perkrah-enver-hoxhajn-per-kryeminister

Nobelisti i njohur përkrah Enver Hoxhajn për kryeministër

“Unë jam Jose Ramos Horta, ju flas nga Dili, Timor Lindor, një vend me histori të ngjashme me atë të Kosovës. Të dy vendet tona luftuan për pavarësi, më pas u përballëm me negociata të vështira me komunitetin ndërkombëtar për të kërkuar ndihmë.”, ka thënë ai.

Tutje, ai shton se në këto rrethana ai e njohu Ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj, sic e përshkruan, me njohuritë e të cilit dhe me aftësinë e tij për t’u përballur me fuqitë konfliktuoze në Evropë dhe për të kërkuar njohje për Kosovën nëpër botë, u impresionua.

“Timori Lindor e ka njohur Kosovën dhe kemi lidhur Marrëdhënie Diplomatike, dhe kjo është bërë falë lidershipit të Ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhajt. Degjova me kënaqësi se ai është kandidat për kryeministër në Kosovë. Shpresoj se elektorati në Kosovë do ta zgjedh atë si kryeministër në këto kohëra të vështira-në këtë kohë pandemie globale, në këtë kohë me rënie ekonomike, ku secili vend e sheh punën e vet.”, ka thënë ai në video.

“Besoj se Kosovës i duhet një diplomat dhe një burrështetas me përvojë për kryeministër i ardhshëm. Sepse, nuk do të jetë e lehtë për atë çka pritet të vijë. Ju duhet një negociator dhe diplomat shumë i shkathtë për të ngritur zërin në kontekstin evropian dhe atë botëror.”, ka shtuar ai.

Krejt në fund ai thotë se “për këtë, si mik i Kosovës dhe si dikush që e njeh Ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhajn, e di se ai do të jetë një kryeministër i shquar i Kosovës në vitet e ardhshme.”

“Ne në Timorin Lindor presim t’i forcojmë raportet tona me ju, me Kosovën dhe me kryeministrin e ri, Enver Hoxhajn. Shumë fat! Zoti ju bekoftë të gjithëve në Kosovë.”, tha Jose Ramos Horta.

TË ngjajshme

Mbi 1 milion qytetarë u vaksinuan, por COVID-19 vazhdon të “lulëzojë” në Serbi

Radio-Ahireti

Vlora Çitaku i reagon BE-së pas paralajmërimit për hapjen e ambasadës në Jerusalem: Hipokrizia ka emër

Radio-Ahireti

Osmani e pasigurtë nëse ka ose jo shtëpi në Marigonë, thotë se nuk ka pastaj e arsyeton kontratën

Radio-Ahireti

Ismaili: Programi i PDK-së parasheh vaksinimin e 70% të popullatës deri në fund të verës

Radio-Ahireti

Ambasadorët e QUINT-it mbajnë takim me përfaqësuesit e institucioneve vendore të zbatimit të ligjit

Radio-Ahireti

Vitia: Askush s’ka refuzuar vaksinën, prej datës 9 maj pritet të nis vaksinimi i personave mbi 80 vjeç

Radio-Ahireti