Nuk ka agjëruar për shkak të punës, si është halli i tij?

1

Pyetje: Një njeri ka lënë agjërimin e Ramazanit për shkak të fitimit të kafshatës së gojës për të dhe familjen e tij, ç’është puna me këtë?

Përgjigje: Ky njeri i cili e ka lënë agjërimin për shkak të fitimit të kafshatës së gojës për të dhe familjen e tij, nëse e ka bërë këtë duke e komentuar në atë mënyrë se: sikur që i lejohet të sëmurit të mos agjërojë ashtu i lejohet edhe atij i cili nuk mund të fiton kafshatën e gojës përveç nëse e prishë agjërimin.

Ky pra, e ka bërë këtë nga keqkuptimi, andaj duhet ta kompenzojë Ramazanin nëse ende është gjallë, ose agjërohet për të nëse ka vdekur.

Nëse nuk agjëron përgjegjësi i tij, atëherë për çdo ditë të paagjëruar duhet të ushqehet një i varfur.

Mirëpo nëse e ka lënë agjërimin pa ndonjë keqkuptim, mendimi i vërtetë i dijetarëve është se çdo ibadet kohor, nëse lihet me qëllim derisa të mbarojë koha e saj, ai ibadet më nuk pranohet.

Në këtë rast ai duhet të bëjë vepra të mira, të bëjë gjëra vullnetare dhe të kërkon falje.

Argument për këtë është hadithi i vërtetë: “Kush bën një vepër që nuk është prej fesë sonë, ajo vepër është e refuzuar”.[1]

Ibadeti kohor, sikur që nuk lejohet të bëhet para kohe ashtu nuk lejohet të bëhet pas kohe.

Mirëpo nëse ka arsye, sikurse mosdija dhe harresa, Resulull-llahu ,sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, për harresën ka thënë: “Kë e zë gjumi për namaz apo e harron atë, le ta falë në momentin kur i kujtohet, përveç kësaj nuk ka obligim tjetër”.[2]

Ndërsa, për mosdijen ka nevojë për detajizim, mirëpo tani nuk është fjala për të.

përktheu: Omer Berisha

Ju gjithashtu mund të pëlqeni