nushi:-pallati-i-rinise-e-13-shtepizat-ne-“germi”-per-pacientet-me-covid-19

Nushi: Pallati i Rinisë e 13 shtëpizat në “Gërmi” për pacientët me COVID-19

Madja ai tha se edhe 13 shtëpiza në parkun e “Gërmisë” i kanë ofruar në shërbim të ministrisë së Shëndetësisë.

Nushi tha se në dy javët në vazhdim do të ketë rritje të rasteve me Covid-19, duke shtuar se një situatë e tillë do të u krijoj probleme, por thekson se kjo komunë është e përgatitur për  përkeqësim të gjendjes.

“Numri i cili po rritet dita ditës dhe kjo si arsye e fushatës elektorale të cilën e kemi pasur por edhe si arsyetim tjetër është mos respektimi i masave nga ana e IKShPK-së, mos respektimi i masave nga ana e qytetarëve kjo për arsye se nuk po bahen maskat nuk po respektohet distanca sociale dhe po besojmë që në dy javët në vazhdim do të jetë me rritje të vazhdueshme të numrave”, tha ai.

“Kjo do të shkaktojë telashe dhe probleme në kuadër të Komunës së Prishtinës dhe Kosovës në përgjithësi për arsye të pamundësisë së menaxhimit. Komuna e Prishtinës është e përgatitur edhe për eskalim të situatës në kuptimin që i kemi 13 shtëpiza në parkun e Gërmisë dhe të cilat i kemi ofruar në shërbim të ministrisë së Shëndetësisë, por e kemi të përgatitur edhe Pallatin e Kulturës “Adem Jashari”, e cila mund të rregullohet brenda kohës shumë të shkurtër për afër 400 shtretër”, u shpreh ai për EO.

Numri infektimeve me virusin Covid-19, ka shënuar rritje në Kosovë.

Nushi thotë se në rast eskalimit duhet të merret parasysh edhe mundësia e shndërrimit të hoteleve në qendra karantinimi.

Tutje, ai u bën apel qytetarëve që të respektojnë masat parandaluese për përhapjen e koronavirusit.“Prandaj jemi të gatshëm të ndihmojmë edhe IKSHPK-në në rast të eskalimit të situatës që të merret parasysh edhe mundësia e angazhimit të hoteleve të cilat deri më tash në shumicën e shteteve janë marrë si opsione të karantinimit të qytetarëve”, tha ai.

“Tashmë jemi në valën e tretë dhe lus qytetarët të respektojnë masat në mënyrë që të mos vijmë në situatë të mos menaxhimit të situatës nëse eskalon nuk do të ketë më kapacitete as QKUK-ja, as komuna e Prishtinës që të menaxhon.Nëse vazhdojmë me këta numra atëherë mund të shkaktojë probleme të mëdha në infektimin e personelit shëndetësor. Po shpresoj që nuk do të kthehemi në LockDown”, përfundoi nënkryetari i Prishtinës.

TË ngjajshme

Trafikanti i drogës ekzekuton policin në rrugë

Radio-Ahireti

Rakiq: Besoj se KFOR s`do të lejojë më shkuarjen e Osmanit dhe Kurtit në veri

Radio-Ahireti

Haradinaj për idenë e Shqipërisë së Madhe: Nuk po flasim të bashkohet edhe Maqedonia e Mali i zi

Radio-Ahireti

Kryeshefi i IPK-së: Qeveria nuk kërkoi raport rreth punës së Qalajt para shkarkimit të tij

Radio-Ahireti

Ramosaj: Isa Mustafa më ka ruajtur te konviktet që të mos ta shkruaj Kosova Republikë

Radio-Ahireti

“Jo-fisnike”, “Hugo Chavez” e “Kurrë në VV” – Cili prej tyre ndryshoi që Osmani e Kurti u bënë bashkë?

Radio-Ahireti