nxirret-trupi-i-47-vjecarit-nga-vitia-qe-ra-ne-gremine-me-veture

Nxirret trupi i 47 vjeçarit nga Vitia që ra në greminë me veturë

Trupi i pajetë i Heset Rrahmanit nga fshati Debëllde i Komunës së Vitisë është tërhequr nga gremina ku kishte rënë me veturën teksa po kthehej nga Hani i Elezit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur FSK-ja e cila së bashku me Policinë e Kosovës ka ndihmuar në tërheqjen e tij.

“Ekipi i Kërkim Shpëtimit në male i Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë tërhequr një person pa shenja jete, pas një  aksidenti me makinë në aksin rrugor Kaçanik-Hani i Elezit”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Viktima i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe mjekësisë ligjore për procedura të mëtutjeshme.

Heset Rrahmani, nga fshati Debëllde i komunës së Vitisë ishte zhdukur nga data 14 janar.

Ai me këtë datë rreth orës 14:00, kishte shkuar për vizitë tek një kushëri në Shkup nga pika kufitare në Hanin e Elezit.

Sipas familjarëve personi në fjalë ka edhe nënshtetësinë e Maqedonisë së Veriut.

I njëjti është kthyer nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut të njëjtën ditë rreth orës 17:45.

Por nga ai çast e deri më sot nuk ishte ditur për fatin e tij

The post Nxirret trupi i 47 vjeçarit nga Vitia që ra në greminë me veturë appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Dy të plagosur nga grabitja në magjistralen Prishtinë-Gjilan, po transportonin para

Radio-Ahireti

Kina godet me sanksione hakmarrëse

Radio-Ahireti

Macron, Merkel diskutojnë bashkëpunimin rreth vaksinave me Putinin

Radio-Ahireti

Në Gjakovë nis vaksinimi

Radio-Ahireti

Rritja e rasteve me coronavirus, Zemaj thërret në takim Komitetin për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës

Radio-Ahireti

Ekipi mbrojtës i Salih Mustafës fillon misionin e tij më 19 mars në Kosovë

Radio-Ahireti