oak-realizoi-sesion-informues-me-furnitoret-e-energjise-elektrike

OAK realizoi sesion informues me furnitorët e energjisë elektrike

Qëllim i këtij takimi ishte diskutimi për hapjen e tregut të energjisë elektrike, e cila është bërë sipas Ligjit 05/L-085. Sipas nenit 37, paragrafi 2 të këtij ligji theksohet që “Të drejtën e furnizimit si shërbim universal e gëzojnë të gjithë konsumatorët familjar dhe jo familjar që kanë qarkullim vjetor jo më shumë se dhjetë (10) milion euro, ose jo më shumë se pesëdhjetë (50) punonjës”.

Kryetari i Bordit të OAK – së Skënder Krasniqi falënderoi anëtarët dhe ndërmarrjet e licencuara për furnizim me energji elektrike që i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për këtë takim, duke shtuar që nevoja për organizimin e tij erdhi si rrjedhojë e konfuzitetit të krijuar tek bizneset pasi kanë pranuar njoftimim për hapje të tregut të energjisë elektrike.

Sipas informatave që kemi pranuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) hapja e tregut të energjisë është bërë në të gjitha shtetet e rajonit ndërsa Kosova e ka prolonguar si rezultat i situatës me pandeminë dhe ky ndryshim është vetëm në aspektin komercial, u tha ndër të tjera gjatë këtij takimi.

Ndërsa, Sekretari i bordit Diamant Elshani theksoi që ky ndryshim i’u mundëson bizneseve që të negociojnë kushtet e marrëveshjes për furnizim, pra çmimin që do të paguajnë për njësitë e shfrytëzuara.

Në mënyrë që bizneset të informohen më detajisht për mënyrën se si do të funksionojë tregu i hapur këtë periudhë dhe ofertat që furnitorët e energjisë kanë për bizneset, në takim prezentuan: Arianit Zeqiri nga “Jaha Company” SH.P.K., Ilirjana Hajdari dhe Florenta Islami nga “KES|CO” J.S.C., Rinor Klaiqi nga “Enerco” SH.P.K. dhe Fatbardha Bytyqi nga “Future Energy Trading and Exchange Dynamics” SH.P.K, të cilët kishin rastin që të japin detaje rreth mënyrës së funksionimit dhe kapaciteteve të tyre për furnizim.

Në kuadër të këtij takimi u nda edhe pjesa e diskutimit të hapur ku pjesëmarrësit kishin mundësinë që të diskutojnë më detajisht për çështjet me interes dhe të informohen lidhur me pyetjet konkrete që ata kishin për furnizimin me energji

TË ngjajshme

Osmani për CNN: Unë dhe Kurti e kemi vullnetin për të biseduar me Serbinë

Radio-Ahireti

Gjermania zgjat izolimin, por lehtëson disa masa

Radio-Ahireti

Tomë Gashi përgatit padi ndaj Dick Martyt dhe Carla Del Pontes

Radio-Ahireti

Vetëvendosje gjobitet për tubimin në Prizren

Radio-Ahireti

Parashikimi i Agim Veliut për rezultatin e zgjedhjeve, VV-ja merr vetëm 27 deputetë

Radio-Ahireti

Afër 10 mijë raste aktive me COVID-19: Kosova drejt krizës së re të infeksionit dhe rikthimit të masave kufizuese

Radio-Ahireti