obi-denon-bastisjen-izraelite-ne-mesxhid-al-aksa

OBI dënon bastisjen izraelite në Mesxhid al-Aksa

Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) dënoi bastisjen izraelite në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dhjetëra kolonë izraelitë sulmuan adhuruesit muslimanë në oborrin e faltores së shenjtë dhe shkatërruan disa nga dyert e xhamisë, tha OBI në një deklaratë.

Sulmi armiqësor dhe provokues është mosrespektim i vlerave të shenjta dhe shkelje e të drejtave të njeriut, thuhet në deklaratë.

Organizata i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë hapat e nevojshëm për t’i dhënë fund shkeljeve izraelite që nxisin dhunën, tensionin dhe urrejtjen.

Më herët, rreth 185 kolonë hebrenj të mbështetur nga oficerë të policisë izraelite bastisën kompleksin, tha në një deklaratë Autoriteti i Vakëfeve Islame të Kudsit.

Midis tyre ishte një ish-anëtar izraelit i parlamentit, Rabini Yehudah Glick.

Që nga viti 2003, Izraeli ka lejuar kolonët të hyjnë në Al-Aksa pothuajse çdo ditë.

Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët. Hebrenjtë e quajnë zonën “Mali i tempullit”, duke pretenduar se ai ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohërat antike.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1967. Ai aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, hap që asnjëherë nuk u njoh nga komuniteti ndërkombëtar. /aa

The post OBI dënon bastisjen izraelite në Mesxhid al-Aksa appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Infektologu Ahmeti: Varianti britanik i COVID-19 po rrezikon më shumë të rinjtë dhe shtatzënat

Radio-Ahireti

Bota dënon sulmin e forcave izraelite ndaj besimtarëve palestinezë në xhaminë Al-Aksa

Radio-Ahireti

Athinë, vritet me atentat gazetari i njohur

Radio-Ahireti

Iran, ish-presidenti Ahmadinejad sërish kandidat në zgjedhjet presidenciale

Radio-Ahireti

Kina i vendos gjobë 2.7 mld dollarë gjigantit ‘Alibaba’

Radio-Ahireti

Johnson & Johnson fillon të furnizojë Bashkimin Evropian me vaksina

Radio-Ahireti