obsh:-aprovohet-perdorimi-urgjent-i-vaksines-astrazeneca

OBSH: Aprovohet përdorimi urgjent i vaksinës AstraZeneca

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka aprovuar përdorimin urgjent të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të cilën e ka zhvilluar Oxford dhe AstraZeneca, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në konferencën për media deklaroi se gjithçka që nevojitej për të siguruar shpërndarjen e shpejtë të vaksinave është siguruar, por se një rritje në prodhim është ende e nevojshme.

Ghebreyesus theksoi se përdorimi emergjent i vaksinës AstraZeneca është aprovuar dhe vuri në dukje se vaksinat u prodhuan në AstraZeneca/SKBio në Korenë e Jugut dhe Institutin për serum në Indi.

Zëvendës drejtoresha e përgjithshme e OBSH-së, dr. Mariangela Simao, tha se vendet që nuk kanë pasur qasje në vaksina më në fund do të jenë në gjendje të fillojnë të vaksinojnë punonjësit e shëndetësisë dhe grupet e rrezikut.

Vaksina AstraZeneca morën aprovim në më shumë se 50 vende, në mesin e të cilave në Britani të Madhe, Indi, Argjentinë dhe Meksikë.

The post OBSH: Aprovohet përdorimi urgjent i vaksinës AstraZeneca appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Exit Poll i Kanal 10: LVV 53 për qind, Nisma nuk e kalon pragun

Radio-Ahireti

Fillon vaksinimi i stafit shëndetësor në Infektivë

Radio-Ahireti

Boshnjakët tregojnë nëse do ta votojnë Qeverinë Kurti 2 dhe Vjosa Osmanin për presidente

Radio-Ahireti

Brenda disa dite fillon verifikimi i votave të diasporës, numërimi i tyre kryhet për dy ditë

Radio-Ahireti

KFOR-i nesër zhvillon një stërvitje me helikopterë të shumtë në mbarë Kosovën

Radio-Ahireti

Bota nuk do të përballojë një shtim popullsie thotë Bill Gates

Radio-Ahireti