obsh-hedh-poshte-teorine-kineze-se-virusi-erdhi-nga-jashte-vendit

OBSH hedh poshtë teorinë kineze se virusi erdhi nga jashtë vendit

“Ekziston një mundësi që virusi të jetë riimportuar në Kinë në vitin 2020 përmes produkteve të ngrira, në një kohë kur kishte shumë shpërthime të COVID-19 në të gjithë botën, përfshirë në fabrikat e ushqimit”, tha Embarek në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

Ai paralajmëroi se një rrugë e tillë e transmetimit do të ishte shumë e pazakontë, pasi shkencëtarët kinezë kanë gjetur shumë pak produkte të infektuara, pavarësisht hetimeve intensive, raporton ATSh.

Në vitin 2019, virusi ende nuk po qarkullonte në botë dhe nuk kishte shpërthime në impiantet e huaja të përpunimit të ushqimit, prandaj hipoteza e importimit të virusit në Kinë përmes asaj rruge nuk është diçka që po e shqyrtojmë”, shtoi eksperti.

Në vend të kësaj, OBSH po shqyrton mundësinë që kafshët e egra, bartëse të virusit, janë rritur në jug të Kinës dhe më pas janë shitur në një treg më larg, në veri të Wuhan.

Sipas Embarek, shumë produkte të ngrira në treg janë gjetur në jug.

TË ngjajshme

Tornadot godasin SHBA-në, shtëpitë mbesin pa kulm – pasagjerët e aeroporteve dërgohen në strehimore (Video)

Radio-Ahireti

Vdes zyrtari i lartë i LDK-së

Radio-Ahireti

COVID-19, gjendje alarmante në Infektivë

Radio-Ahireti

Kollçaku: Kurti e ka refuzuar edhe mbrojtjen e afërt, por iu tha se tashmë nuk vendos ai

Radio-Ahireti

SHBA kufizon fluturimet nga India

Radio-Ahireti

A mund t’i përballojë Kosova politikisht dhe ekonomikisht një palë zgjedhje të reja?

Radio-Ahireti