obsh:-nuk-ka-te-dhena-te-mjaftueshme-per-te-mbeshtetur-pasaportat-e-vaksinimit

OBSH: Nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të mbështetur pasaportat e vaksinimit

Zëdhënësja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Margaret Harris, ka deklaruar se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të sugjeruar nëse vaksinat parandalojnë transmetimin e koronavirusit të ri (COVID-19) dhe nëse përdorimi i pasaportave të vaksinimit do të ishte një strategji e efektshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media në Kombet e Bashkuara (OKB), Harris tha se në shumë vende jo të gjithë kanë qasje në vaksina. Ajo përmendi gratë shtatzëna, fëmijët nën 18-vjeç ose një numër të madh të njerëzve që janë të imunosupresuar.

“Dhe sigurisht se ka mungesë të qasjes në vaksina në shumë vende. Ne akoma jemi duke pritur furnizime adekuate për të siguruar vaksinat për të gjitha vendet që kanë nevojë për to”, tha Harris.

Ajo shtoi se çështja e kapitalit është shumë e rëndësishme.

“Dhe në fund të fundit, natyrisht, kur ne ta dimë më shumë nëse e ndalon ose jo transmetimin dhe kur të ketë barazi më të madhe, kjo është diçka që mund të jetë e rëndësishme në të ardhmen”, u shpreh ajo.

Deri më 5 prill, tha OBSH, janë administruar mbi 604 milionë doza të vaksinës, por shumica dërrmuese e tyre është administruar në vendet e zhvilluara.

Struktura COVAX që synon përshpejtimin e vaksinimit në vendet në nevojë ka shpërndarë 3 milionë doza në mbi 78 vende. /aa

The post OBSH: Nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të mbështetur pasaportat e vaksinimit appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Shumë vdekje dhe raste të reja nga Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Tërmet në kufirin Kosovë-Serbi, lëkundjet ndjehen në Gjilan

Radio-Ahireti

912 qytetarë gjobiten brenda 24 orëve për mos-respektim të masave antiCOVID

Radio-Ahireti

Universiteti i Tiranës nxjerr rregullat/ Si do të zhvillohen provimet online

Radio-Ahireti

Kina kopjon Kremlinin në fushatën e dezinformimit

Radio-Ahireti

VIP-at dhe estrada kineze në mbështetje të nacionalizmit kinez

Radio-Ahireti