osmani,-konjufca-e-kurti-homazhe-ne-koshare:-themelet-e-shtetesise-burojne-ne-kete-vend

Osmani, Konjufca e Kurti homazhe në Koshare: Themelet e shtetësisë burojnë në këtë vend

Përvjetori i Betejës së Koshares i bëri bashkë tre krerët institucionalë. Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Galuk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti vendosën kurora lulesh dhe bënë homazhe te kompleksi Memorial “Dëshmorët e Koshares”. Të tre vlerësuan rëndësinë e kësaj beteje për çlirimin e vendit dhe thanë që themelet e shtetësisë burojnë edhe në këtë vend.

E para e shtetit, Vjosa Osmani tha se është borxh i institucioneve që sakrificën sublime të dëshmorëve ta shndërrojnë në forcim të shtetit.

“Të gjithë ata që ranë në Betejën e Koshares sot kanë themelet e tyre, kanë ndërtuar bazamentin tonë, prandaj edhe ky shtet që sot e gëzojmë e ka bazamentin aq të fortë sepse është ndërtuar mbi gjakun e të gjithë dëshmorëve të cilët sot po i kujtojmë bashkërisht. Është detyrë e jona, është borxh i yni, andaj atyre që bënë sakrificën e tyre sublime për liri që sot shtetin ta forcojmë ta bëjmë të tillë çfarë e ëndërruan të gjithë dëshmorët e kombit dhe ta bëjmë të tillë në të cilën do të krenohen gjithë qytetarët tanë”, tha ajo.

Luftën e ashpër në këtë betejë e përkujtoi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili tha se shembja e kufirit tregoi që kombi shqiptar në luftën çlirimtare është i bashkuar dhe është një.

“Beteja e Koshares është njëri prej momenteve më të rëndësishme të luftës së UÇK-së. Brigada 138 në krye me këta dy heronj dhe plotë dëshmorë që dhanë jetën e shembi gurin e kufirit dhe tregoi që kombi shqiptar në luftën çlirimtare është i bashkuar dhe është një”, tha ai.

Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se 9 prilli i Koshares është dëshmi e historisë së Kosovës.

“Sot është edhe 9 prilli i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, mirëpo edhe 9 vite para këtij e kemi 9 prillin e Koshares që është përplot gjak të derdhur të dëshmorëve që janë dëshmi e historisë sonë të lavdishme dhe krenare, por edhe çmimit të madh që e kemi paguar për lirinë e vendit tonë, për pavarësinë e vendit tonë dhe përparimin e të gjithëve. Dëshmorët nuk kanë nevojë për neve, ne kemi nevojë për ata dhe përmes tyre ne bëjmë politika të mira qeveritare dhe institucionale, pasi përkushtimi për ta shndërrohet në përgjegjësi institucionale për fëmijët”, tha Kurti.

The post Osmani, Konjufca e Kurti homazhe në Koshare: Themelet e shtetësisë burojnë në këtë vend appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

​Konsumatorët të pa mbrojtur, ngritet 100 përqind numri i ankesave, trajtohen vetëm gjysma e tyre

Radio-Ahireti

​Kurti takohet me Lajçak: Dialogu të adresojë çështje të pazgjidhura, jo të krijojë të reja

Radio-Ahireti

Numri i binjakëve të lindur, si kurrë më parë

Radio-Ahireti

Albin Kurti në sallën e Kuvendit, pret të votohet për kryeministër

Radio-Ahireti

Një i vrarë dhe tre të plagosur në Mitrovicë

Radio-Ahireti

Sindikata e Infermierëve paralajmëron protesta – të pakënaqur me shtesat e ndara nga Qeveria

Radio-Ahireti