osmani:-ne-cilesine-e-komandantes-supreme-ushtareve-te-kosoves-u-them-zoti-ju-ruajt

Osmani: Në cilësinë e Komandantes Supreme ushtarëve të Kosovës u them Zoti ju ruajt

Osmani tha se ndjehet e nderuar që në cilësinë e Komandantes Supreme të Forcave të Armatosura të Kosovës është në përcjellje të një kontingjenti të parë paqeruajtës së forcës sonë për në Kuvajt.

Osmani tha se mesazhi për të cilin sot po flet është në emër të gjithë qytetarëve, që në këtë ditë historike për shtetin tonë është shumë i thjeshtë “Kam ardhur t’u them, ju ruajt Zoti dhe faleminderit”.

“Derisa jam këtu nuk mund të rri pa përmendur se asgjë nuk i ofrohet nderit për të shërbyer si Komandante Supreme.Ndjehem krenare për këtë mision krahë për krahë me miqtë tanë amerikanë.Sot një nga këto objektiva janë këta djem që po i përcjellim, e së shpejti edhe vajzat tona ushtarake që do të jenë nderi dhe krenaria e këtij vendi, por edhe partneritetit tonë strategjik. 21 vjet më parë ishte vështirë e imagjinueshme që ushtarët tanë do të mund të ishin pjesëmarrës të këtij misioni paqeruajtës. Tash erdhi koha që t’ua kthejmë një pjesë të kontributit të tyre duke u bërë partner në ndërtimin e paqes. Në një vend ku u çliruam nga vendet paqeruajtëse, sot po transferohemi në një vend me trupa paqeruajtëse”, tha Osmani, shkruan lajmi.net.

Vjosa Osmani tha se këta djem sot po e shkruajnë historinë e re të Kosovës, megjithëse një gjë e tillë u nis nga UÇK-ja, më pas nga Trupat Mbrojtëse e sot në FSK, që ndikon në paqen botërore.

“Jam e sigurt se ju do të bëni të pamundurën që me profesionalizëm e dedikim t’i jepni shembull paqes, jo vetëm aty ku po shkoni, por kudo.Ky mision nuk do të ishte i mundshëm pa mbështetjen e ushtrisë amerikane. Misioni juaj, është misioni ynë, është paqja dhe besimi në vlerat e përhershme që na e bëjnë bashkë dhe ato mund ta bëjnë të mundshme këtë. Siç e kemi dëshmuar edhe më parë ne dimë se ushtarët tanë do të jenë gjithku, aty ku rrezikohen interesat tonë, por edhet ë Amerikës apo aleatëve të tjera. Kushdo që kërcënon SHBA-të dhe aleatët e tjerë tanë, ka kërcënuar edhe Kosovën. Me Kosovën, Amerika dhe aleatët të tjerë gjithmonë do të gjejnë aleatët më lojal. Ju po niseni drejt një sakrifice të re, që s’do të jetë vetëm e juaja, por e familjeve dhe gjithë shtetit”, tha ajo.

Osmani tha se shpreh gatishmërinë e shtetit të Kosovës për mbështetjen e FSK-së  për kapacitetet e saj si në pajisje e gjithçka tjetër.

“Me këtë mision keni mundësinë për të shprehur profesionalizmin dhe angazhimin e juaj”./Lajmi.net/

TË ngjajshme

​Masa të reja për sigurinë kibernetike pas ndërhyrjes së hakerëve rusë

Radio-Ahireti

Mjeku kosovar në Gjermani tregon përvojën e tij me vaksinën anti-COVID

Radio-Ahireti

Zgjedhjet në Shqipëri: Nis zyrtarisht numërimi i votave

Radio-Ahireti

Ermal Fejzullahu organizon ndejë në një lokal të Prishtinës, qytetarëve s’iu bën për masat, s’ka polic e inspektorë

Radio-Ahireti

Profesori amerikan: Kurti nuk duhet ta bllokojë Kosovën veç pse ligji s’ia lejon të kandidojë

Radio-Ahireti

Drenas/ Përplasje mes një BMW-je dhe një traktori, një i lënduar

Radio-Ahireti