osmani-per-cnn:-une-dhe-kurti-e-kemi-vullnetin-per-te-biseduar-me-serbine

Osmani për CNN: Unë dhe Kurti e kemi vullnetin për të biseduar me Serbinë

“Ne nuk duam hakmarrje, por drejtësi. Ne duam të ecim përpara dhe të kalojmë atë kohë që e kemi përjetuar gjatë luftës”.

Osmani ka rrëfyer edhe histori personale të periudhës së kohës së luftës.

“Si shumë kosovarë, unë jam rritur në një vend ku nuk jemi lejuar të flasim gjuhën tonë dhe të punojmë në vendet tona të punës. Gjatë luftës ne kemi parë ferrin me sytë tanë, pasi njerëzit tanë janë vrarë para syve tanë. SHBA na ka qëndruar pranë në kohët më të vështira dhe për këtë kosovarët janë gjithmonë falënderues ndaj SHBA-ve”.

“Serbia pavarësisht krimeve në luftë ata ende e mohojnë krimet e tyre. Parakusht për ne është që të kemi drejtësi për vrasjet e njerëzve. Asnjë nga kriminelët nuk është dënuar. Kur të përfundojnë zgjedhjet unë dhe Kurti do të shfaqim vullnetin për të biseduar me Serbinë, por bota ka parë të vërtetën e luftës. Ne duam të lëvizim përpara, sepse njerëzit tanë e meritojnë këtë, por parakusht është që të vihet drejtësia në vend së pari”, ka thënë Osmani.

TË ngjajshme

Qeveria Kurti mblidhet sot pasdite

Radio-Ahireti

​BE dakordohet me Pfizer për 300 milionë doza të tjera të vaksinës

Radio-Ahireti

A do të kandidojë Imri Ahmeti sërish për kryetar të komunës së Lipjanit?

Radio-Ahireti

Kurti: Kosova të bëhet një vend ku mund të jetohet mirë e jo të iket nga dëshpërimi

Radio-Ahireti

Flet mjeku kosovar që mori vaksinën e AstraZeneca në Kukës

Radio-Ahireti

Seanca për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet në orën 17:00

Radio-Ahireti