osmani:-qytetaret-e-kane-ndertuar-rrugen-tone-perpara,-nga-e-cila-nuk-do-te-devijojme-ne-asnje-moment-e-ne-asnje-rrethane

Osmani: Qytetarët e kanë ndërtuar rrugën tonë përpara, nga e cila nuk do të devijojmë në asnjë moment e në asnjë rrethanë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se presin që çertifikimi i rezultateve të ndodhë sa më shpejtë dhe të respektohen të gjitha procedurat ligjore në këtë proces, në mënyrë që konstituimi i institucioneve të ndodhë sa më parë.

Ajo ka thënë se gjatë këtyre ditëve ka takuar ambasadorë të shumtë të akredituar në Kosovë, me ç’rast është vlerësuar lart pjesëmarrja e madhe e qytetarëve të Kosovës në procesin zgjedhor të 14 shkurtit si dhe vullneti i tyre i qartë për ndryshim.

Osmani më tej ka shkruar se prioritetet e tyre do të jenë zgjidhja e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë për çdo ditë, duke mbrojtur, në të njëjtën kohë, interesat e vendit tonë edhe jashtë kufijve e duke ndërtuar një imazh për shtetin me të cilin do të ndihen krenarë të gjithë qytetarët tanë por edhe aleatët tanë.
Ky është statusi i saj i plotë:

Gjatë këtyre ditëve kam takuar ambasadorët e QUINT-it (SHBA, Gjermani, Mbretëri e Bashkuar, Francë, Itali) si dhe atë të Bashkimit Evropian. Në të gjitha këto takime, është vlerësuar lart pjesëmarrja e madhe e qytetarëve të Kosovës në procesin zgjedhor të 14 shkurtit si dhe vullneti i tyre i qartë për ndryshim. Qytetarët e kanë ndërtuar rrugën tonë përpara, nga e cila nuk do të devijojmë në asnjë moment e në asnjë rrethanë. Përgjatë viteve në vijim, prioritetet tona të do të jenë zgjidhja e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë për çdo ditë, duke mbrojtur, në të njëjtën kohë, interesat e vendit tonë edhe jashtë kufijve e duke ndërtuar një imazh për shtetin me të cilin do të ndihen krenarë të gjithë qytetarët tanë por edhe aleatët tanë. Presim që çertifikimi i rezultateve të ndodhë sa më shpejtë dhe të respektohen të gjitha procedurat ligjore në këtë proces, në mënyrë që konstituimi i institucioneve të ndodhë sa më parë.

The post Osmani: Qytetarët e kanë ndërtuar rrugën tonë përpara, nga e cila nuk do të devijojmë në asnjë moment e në asnjë rrethanë appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

“Mbështetja ndaj muslimanëve të Arakanit do të vazhdojë”

Radio-Ahireti

Familja në Winnipeg punoi xhami në shtëpi për Ramazan

Radio-Ahireti

Dje 13 mijë, edhe sot kosovarët “vërshojnë”për në Shqipëri si shkak i masave anti-Covid në Kosovë

Radio-Ahireti

Arabia Saudite me kufizime për pelegrinazhin në Mekë në Ramazan

Radio-Ahireti

Myftiu Tërnava takoi administratën e këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës

Radio-Ahireti

Kosovë, tre xhami të dëmtuara dhe një e rrënuar tërësisht si pasojë e vërshimeve të 11 janarit

Radio-Ahireti