ovl-uck:-diteve-te-fundit-jane-shpeshtuar-ftesat-nga-specialja

OVL-UÇK: Ditëve të fundit janë shpeshtuar ftesat nga Specialja

Sekretari i kësaj organizate, Faton Klinaku me anë të një postimi në Facebook ka thënë se nga kjo gjykatë të cilën ata e cilësojnë si politike mund të ftohet secili ushtar i UÇK-së, shkruan lajmi.net.

“Kohëve të fundit është shpeshtuar ardhja e ftesave nga gjykata speciale. Qëndrimi jonë si OVL e UÇK-së ka qenë dhe është se nga një gjykatë politike mund të ftohet secili pjesëtar i UÇK-së. Lufta për liri është e drejtë e çdo populli të robëruar dhe nuk ka gjyq që e dënon. Para bankës së akuzës duhet të gjendet pushtuesi serb e jo lufta jonë çlirimtare”, ka shkruar Klinaku.

Ndryshe, sot gjyqtari i Procedurës Paraprake ka kundërshtuar kërkesën për lirimin e ish-kreut të Kuvendit, Kadri Veseli.

Avokati i tij, Ben Emmerson, kishte parashtruar më herët një kërkesë të veçantë për lirimin e Veselit, mirëpo që argumentet e prezentuara nga ai janë hedhur poshtë nga gjykata. /Lajmi.net/

TË ngjajshme

SHBA: Tre mijë e 286 vdekje dhe 198 mijë e 218 raste me COVID-19 brenda 24 orësh

Radio-Ahireti

Rritja e rasteve, IKSHPK me apel për qytetarët

Radio-Ahireti

DnV-ja: Në tri ditët e para të fushatës s’janë respektuar masat anti-Covid dhe është përdorur gjuhë nxitëse

Radio-Ahireti

Sahatqija: Korrupsioni duhet të luftohet brenda, jo t’i jepet material Serbisë dhe Rusisë

Radio-Ahireti

Hoti: LDK punon e nuk flet me megafon si në regjimet e mëparshme

Radio-Ahireti

Vjosa Osmani ia uron Joe Bidenit Ditën e Presidentëve

Radio-Ahireti