palestinezet-denojne-levizjen-e-izraelit-per-te-derguar-vaksina-jashte-shtetit

Palestinezët dënojnë lëvizjen e Izraelit për të dërguar vaksina jashtë shtetit

Ministri i jashtëm i Autoritetit Palestinez denoncon Izraelin që u dërgon vaksina aleatëve të huaj si shantazh politik.

Autoriteti Palestinez ka dënuar premtimin e Izraelit për të dërguar vaksina të koronavirusit në vendet e largëta ndërsa injoron popullsinë palestineze pesë milionëshe që jetojnë kilometra larg nën okupimin e saj ushtarak si një “masë e pamoralshme”. Të enjten, Honduras mori dërgesën e parë të vaksinave COVID-19 nga Izraeli, pasi media izraelite raportoi në fillim të kësaj jave qëllimin e qeverisë për të dërguar vaksina në vendin e Amerikës Qendrore, përveç Guatemalës, Hungarisë dhe Republikës Çeke.

Transmetuesi Publik Kan i Izraelit raportoi se 100,000 vaksina Moderna do të transportohen në 15 shtete aleate, si dhe në disa vende në Afrikë që kanë lidhje të forta ose në rritje me Izraelin. Guatemala ndoqi vendimin e diskutueshëm të Shteteve të Bashkuara për të zhvendosur ambasadën e saj në Kuds vitin e kaluar, ndërsa Honduras ka premtuar të bëjë të njëjtën gjë. Hungaria ka ngritur një zyrë të misionit tregtar në Kuds dhe Republika Çeke është zotuar të hapë edhe një zyrë diplomatike në qytet. Ministri i Punëve të Jashtme të Autoritetit Palestinez, Riad el-Maliki, tha se vendimi i Izraelit për të siguruar vaksina për vendet në këmbim të koncesioneve politike është një formë e “shantazheve politike dhe një masë e pamoralshme”. Në një intervistë me radion e Zërit të Palestinës të Enjten, el-Maliki tha se vendimi “konfirmon mungesën e moralit dhe vlerave” të Izraelit. “Ne do të kryejmë një fushatë ndërkombëtare për t’u përballur me këtë shfrytëzim të nevojave humanitare të këtyre vendeve,” tha ai. Rastet e koronavirusit në Kudsin Lindor të okupuar, Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës kanë arritur në më shumë se 203,000. Të paktën 2,261 njerëz kanë vdekur nga virusi, dhe të Mërkurën, Ministrja e Shëndetësisë Mai el-Kaila tha se numri i rasteve të koronavirusit është rritur ndjeshëm. “Numri i testeve pozitive tejkaloi 20 përqind në Bregun Perëndimor të okupuar dhe 9 përqind në Rripin e Gazës,” i tha ajo një radio lokale. Shkalla e përdorimit në spitalet në Bregun Perëndimor të okupuar është më e larta që nga fillimi i pandemisë, shtoi el-Kaila, me 80 përqind.  /Mesazhi.com/AJA

The post Palestinezët dënojnë lëvizjen e Izraelit për të dërguar vaksina jashtë shtetit appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Brenda kësaj jave priten të realizohen 71 fluturime në ardhje në ANP ‘Adem Jashari’

Radio-Ahireti

Kërcënohet deputetja Duda Balje

Radio-Ahireti

KRU “Prishtina” ka një kërkesë për konsumatorët

Radio-Ahireti

Pritje të gjata në hyrje të Merdares, bashkatdhetarët fajësojnë institucionet

Radio-Ahireti

Irani dhe Kina nënshkruajnë marrëveshje afatgjatë bashkëpunimi

Radio-Ahireti

Gjermania vendos rregulla të reja për udhëtarët nga Kosova

Radio-Ahireti