palushi:-vetevendosje-mos-t’iu-drejtohet-gjykatave-nese-mendon-se-jane-te-kapura

Palushi: Vetëvendosje mos t’iu drejtohet gjykatave nëse mendon se janë të kapura

Ai ka thënë se partia e Albin Kurtit ende s’e ka dhënë qëndrimin përfundimtar nëse do ta pranojë aktvendimin e fundit të gjykatës Kushtetuese ose jo, njofton Klan Kosova.

“Vendimi i Kushtetueses duhet të zbatohet dhe nuk është çështje e zgjedhjes se a duhet ta zbatojmë a jo. Është obligim kushtetues që vendimi i Kushtetueses të zbatohet. Në anën tjetër ne mund ta kritikojmë dhe madje mund të ketë edhe studentë të magjistraturës apo të doktoraturës që mund ta bëjnë temë këtë vendim”.

“Nga Lëvizja Vetëvendosje deri më sot nuk kemi parë një qëndrim të qartë se a do të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese apo se a duhet të zbatohet. Derisa ishin të lumtur për faktin që Qeveria Hoti u rrëzua si rezultat i një veprimi të tyre kushtetues dhe ligjor, në atë natë ne nuk e kemi pasë një qëndrim të VV-së nëse do të zbatohet ai vendim edhe nëse me të nuk pajtohen. Fillimisht, qëndrimi i VV-së ishte që nuk i ndalohet Kurtit kandidimi edhe me këtë aktgjykim dhe aty filloi ky interpretimi me qëllim të përdorimit të këtij aktgjykimi për qëllime politike dhe elektrizimin e votuesit kosovar sesa në realitet që VV beson që aktgjykimi është i padrejtë sepse s’mund të besosh që ai është i padrejtë derisa ke bërë kërkesë dhe është aprovuar ajo kërkesë”.

“Me faktin që e përdorë mjetin politik ti po pajtohesh me të dhe sot kur ne kemi kishim vendimin e PZAP-së që shkon kundër argumentit të VV-së, pavarësisht se e kundërshton, prapë paralajmëron se do t’i drejtohet Gjykatës Supreme. Lëvizja Vetëvendosje në njërën anë s’pajtohet me vendimet dhe në anën tjetër i shfrytëzon mjetet juridike”.

“Nuk ka nevojë t’i shfrytëzosh mjetet politike dhe mund të thirresh se e dini që ky pushtet i vjetër dhe i kapur do të prodhojë këtë rezultat, prandaj kemi vendosur që të mos i drejtohemi këtij organi”.

TË ngjajshme

Infektimi nga Covid-19 – Pse duhet të mbroni sytë?

Radio-Ahireti

Ushtarë amerikanë mbërrijnë në Shqipëri

Radio-Ahireti

Zgjedhjet në Shqipëri: Nis zyrtarisht numërimi i votave

Radio-Ahireti

Pamje brenda banesës së vjetër të Albin Kurtit

Radio-Ahireti

Kush është Shqipe Mjekiqi, nënkryetarja e re e LDK-së?

Radio-Ahireti

Bie faqja e aplikimit për vaksinim kundër COVID-19 në Kosovë

Radio-Ahireti