papa-francesku-do-te-viziton-irakun-pavaresisht-sulmeve-me-raketa

Papa Françesku do të viziton Irakun pavarësisht sulmeve me raketa

Papa Françesku tha sot se ai edhe më tej pret që ta bënte vizitën e tij historike në Irak brenda dy ditësh, pavarësisht sulmeve të fundit me raketa në bazën ushtarake të drejtuara nga SHBA-të.

“Të nesërmen, në dashtë Zoti, unë do të shkoj në Irak për një pelegrinazh tre ditor. Për një kohë të gjatë kam dashur të takoj këta njerëz që kanë vuajtur kaq shumë,” tha Papa 84 vjeçar në adresimin e tij javor.

Papa argjentinas kërkoi lutje për udhëtimin e parë të bërë nga një papë në Irak, përmes së cilës ai shpreson të inkurajojë komunitetin e krishterë që po pakësohet të mbesin në atdheun e tyre antik, ndërsa zgjatë dorën e tij ndaj Islamit.

Ai shtoi se “Populli irakian po na pret, ata pritnin Gjon Palin II, i cili ishte i ndaluar të shkonte. Nuk bën të zhgënjehet populli për herë të dytë.” Le të lutemi që ky udhëtim të jetë i suksesshëm.”

Të paktën 10 raketa u përplasen në një bazë ushtarake të drejtuar nga SHBA-të në Irakun perëndimor gjatë ditës së sotme duke lënë të vrarë një kontraktor civil.

Iraku vazhdon të ketë luftime e trazira që nga viti 2003, kur koalicioni i organizuar nga Shtetet e Bashkuara pushtoi Irakun, me pretekstin se Iraku nuk kishte arritur të braktiste programin e tij të armëve të shkatërrimit në masë në kundërshtim me Rezolutën 687 të Kombeve të Bashkuara. Ky pretendim bazohej në dokumentet e siguruara nga CIA dhe qeveria Britanike që më vonë u zbuluan se nuk ishin të besueshme. /Mesazhi.com

The post Papa Françesku do të viziton Irakun pavarësisht sulmeve me raketa appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Pesë të vdekur dhe 297 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Kurti s’ka kufizime të jetë kryeministër

Radio-Ahireti

Kurti liron nga detyra një zëvendësministër

Radio-Ahireti

BIK: Përfundoi me sukses organizimi i haxhit

Radio-Ahireti

Haxhiu: Paraja e pasuria e keqpërdorur duhet të konfiskohet

Radio-Ahireti

Osmani, Konjufca e Kurti homazhe në Koshare: Themelet e shtetësisë burojnë në këtë vend

Radio-Ahireti