Image default

Partitë sfiduan ligjin anti-COVID, njohësit: Gjobat të pamjaftueshme, tubimet vazhduan njëjtë

Sipas tyre, shkelja e masave anti-COVID, gjobat e pakta dhe mungesa e ndalimeve të tubimeve të subjekteve politike me qytetarë në kohë pandemie gjatë fushatës zgjedhore bënë që të vihen në pah aspekte të keqmenaxhimit.

Jeta Kraniqi nga koalicioni i organizatave që monitorojnë procesin e zgjedhjeve Demokracia në Veprim thotë për KosovaPress se partitë politike nuk e kanë pasur përgjegjshmërinë në nivelin e duhur sa i përket masave anti-COVID.

Sipas saj, institucionet përkatëse, do të duhej të kishin bërë shumë më shumë në parandalimin e tubimeve elektorale.

“Vlerësojmë që institucionet përkatëse, përfshirë edhe institucionet komunale, duhet të kishin bërë shumë më shumë, qoftë në parandalimin e këtyre tubimeve të cilat shkelin masat anti-COVID por edhe në shqiptimin e gjobave për të gjitha subjektet politike që i kanë shkelur të njëjtat. Kemi parë që disa herë janë vendosur gjoba, por nuk kanë qenë në mënyrë të vazhdueshme, dhe është parë që nuk kanë qenë efektive mjaftueshëm pasi kanë vazhduar të mbajnë në të njëjtën formë tubimet”, thotë ajo.

Tubimet e shumta të subjekteve politike gjatë 10 ditëve sa zgjati fushata zyrtare nuk u ndalën përkundër rritjes së numrit të personave të infektuar me COVID.

Sipas Krasniqit, janë pikërisht këto tubime që do të mund të sjellin vendin para një situate vështirë të menaxhueshme për sektorin e shëndetësisë dhe ekonomisë.

“Kjo mund të shkaktojë pasoja në shëndetin e qytetarëve, në jetën e tyre, por mund të shkaktojë një situatë që sektori i shëndetësisë dhe ekonomisë nuk mund ta përballojë… Institucionet përgjegjëse do të duhej të ishin angazhuar shumë më shumë që të mos sillen sikur situata është normale kur e dimë se nuk është. Ne kemi parë një vendim të qeverisë, e cila lehtësoi masat brenda në Kosovë duke e ditur që numri i të infektuarve është duke u rritur dhe nga ana tjetër pamë atë masën tjetër kontradiktore ku u bënë më të rrepta për qytetarët që vijnë në Kosovë”, thekson Krasniqi.

Edhe Qëndrim Arifi nga INPO vlerëson se mosrespektimi i masave anti-COVID nga partitë politike ka efekte negative në përgjithësi.

Sipas tij, ky sfidim i ligjit nga partitë politike, ka vënë në pah edhe çështje të tjera, sidomos të aspektit menaxhues.

“Nuk është duke shkuar në vend fryma dhe qëllimi i ligjit, qëllimi i ligjit nuk është vetëm ta shqiptosh një gjobë, por parasheh në vete edhe ndalimin e tubimit. Ne askund nuk kemi parë që inspektorati dhe organet përgjegjëse e kanë ndaluar tubimin. Nuk është efekti vetëm ta japësh gjobën, ta lejosh infektimin në atë masë, është vërtet për keqardhje. Ky sfidim i ligjit nga partitë politike, ka vënë në pah edhe çështje të tjera, sidomos të aspektit menaxhues. Nuk kemi inspektorë, nuk kemi organe që ta zbatojnë këtë ligj”, u shpreh ai.

Vetëm në 24 orëshin e fundit në vendin tonë janë regjistruar edhe 372 infektime të reja me koronavirus. Ndërsa, si pasojë e infektimit kanë vdekur 6 qytetarë. Ndërsa të enjten Qeveria e Kosovës ka lehtësuar masat duke marrë vendim për heqjen e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve.

TË ngjajshme

Lul Raka si kryesues i Bordit Këshilldhënës: Nuk kemi thënë të bëhet lehtësimi i masave

Radio-Ahireti

Kamberi iu shkruan BE-së e SHBA-ve, kërkon t’i reagojnë Serbisë për legalizimin e gjuhës urrejtëse ndaj shqiptarëve

Radio-Ahireti

Islam Pacolli në Ferizaj: Do ta kemi prioritet zhvillimin ekonomik, bizneset do ndihmohen nga shteti

Radio-Ahireti

Osmani për CNN: Unë dhe Kurti e kemi vullnetin për të biseduar me Serbinë

Radio-Ahireti

Paralajmërimet për rritje të rasteve me COVID-19, mbi 1000 u regjistruan vetëm për 3 ditë

Radio-Ahireti

Xhamia e fshatit Herticë të Podujevës, objekti dy shekullor që i mbijetoi kohës (Video)

Radio-Ahireti