pas-paralajmerimeve-per-protesta,-qeveria-hoti-ndan-paga-shtese-edhe-per-arsimtaret

Pas paralajmërimeve për protesta, Qeveria Hoti ndan paga shtesë edhe për arsimtarët

Kryeministrinë detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), të cilët i ka siguruar se, Qeveria në detyrë, do të ndajë paga shtesë edhe për punëtorët e arsimit.

Në njoftim thuhet se Hoti, fillimisht e ka përgëzuar kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, për punën e palodhshme dhe sfiduese të arsimtarëve në kushte të pandemisë, si dhe e ka siguruar që pagesa shtesë për punëtorët e arsimit do të kryhet në dy këste.

“Këstin e parë do ta marrin me pagën e muajit shkurt, ndërsa këstin e dytë me pagën e muajit maj”, ka thënë Hoti.

Në njoftim thuhet se për shumën e pagës shtesë, Ministria e Arsimit, SBASHK-u dhe Ministria e Financave do të dakordohen në përputhje me mundësitë buxhetore.

Në takim me përfaqësuesit e SBASHK-ut, kryeministri në detyrë Hoti, ka biseduar edhe për Kontratën e re Kolektive, e cila pritet të finalizohet këtë të premte.

The post Pas paralajmërimeve për protesta, Qeveria Hoti ndan paga shtesë edhe për arsimtarët appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Pas tre javësh në intubim, 22 vjeçarja nga Korça ndërron jetë nga Covid-19

Radio-Ahireti

Shqipëria mbulohet nga bora, vështirësi në qarkullimin e mjeteve për shkak të ngricave

Radio-Ahireti

Zëvendësohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, KQZ publikon emrat

Radio-Ahireti

Dënohet kryeministrja e Norvegjisë, shkeli masat kundër Covid-19

Radio-Ahireti

Edmonton: Gratë muslimane mësojnë vetëmbrojtjen pas sulmeve kundër tyre

Radio-Ahireti

SHBA mohon përfshirjen në grusht shtetin e mposhtur të vitit 2016 në Turqi

Radio-Ahireti