Image default

PDK deklaron se do të qëndrojë në opozitë: Nuk do të jemi pjesë e qeverisë me VV-në

Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e qeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kështu ka deklaruar kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj në një konferencë për media.

Ai ka thënë se PDK ka dallime të mëdha me LVV-në dhe nuk bën kompromis me vlerat e veta.

“Natyrisht PDK nuk do të jetë pjesë e qeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje sepse kemi dallime të mëdha ideologjike dhe nuk bëjmë kompromis me vlerat me të cilat është ndërtuar dhe qëndron PDK.”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ai më tutje është shprehur se PDK do të bëjë përpjekje maksimale të sigurojë funksionim normal të parlamentit.

“Përtej kësaj, Kosova ka nevojë për stabilitet dhe ne zotohemi të jemi faktor i stabilitetit nga pozita e partisë kryesore në opozitë. PDK do të bëjë përpjekje maksimale të sigurojë funksionim normal të Parlamentit dhe të rritet mirëqenia e qytetarëve në plan afatgjatë.”, tha Hoxhaj.

Në numërimin e votave LVV po prinë me 48 për qind të tyre, ndërsa PDK është e dyta me 17 për qind.

The post PDK deklaron se do të qëndrojë në opozitë: Nuk do të jemi pjesë e qeverisë me VV-në appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Fëmijët sirianë në kampet në Idlib nuk arrijnë të blejnë lodra, paratë u mjaftojnë vetëm për bukë

Radio-Ahireti

Grupi Ndërkombëtar i Krizave: Tri mundësi rreth kompromisit të mundshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Radio-Ahireti

Tërhiqet shorti, kjo është renditja e partive politike në fletëvotim në zgjedhjet e 14 shkurtit

Radio-Ahireti

Zyrtare: Qeveria largon kufizimin e lëvizjes

Radio-Ahireti

Ushtria e Mianmarit arreston lideren Aung San Suu Kyi dhe merr pushtetin

Radio-Ahireti

9 viktima dhe 294 raste të reja me Covid-19

Radio-Ahireti