peci-ldk’se:-ju-qe-zgjodhet-thacin-e-kurre-s’e-ngritet-zerin-per-abuzim-me-zyren-e-presidentit,-kredia-juaj-morale-eshte-harxhuar

Peci-LDK’së: Ju që zgjodhët Thaçin e kurrë s’e ngritët zërin për abuzim me zyrën e presidentit, kredia juaj morale është harxhuar

Peci tha se ata që e zgjodhën Hashim Thaçin president e kurrë nuk e ngritën zërin sa herë që ai dhunonte e abuzonte me zyrën e presidentit, madje as atëherë kur e kishte vendosur sovranitetin e vendit në shitje, paskan sulmuar sot Vjosa Osmanin, ngase ka kërkuar pavarësi e paanshmëri nga KQZ-ja.

Peci tha se reagimi i LDK-së shpërfaqë panikun në të cilin është përfshirë ky subjekt, transmeton lajmi.net.

Tutje ai shtoi se KQZ dhe të gjitha institucionet e tjera nuk janë vend ku bëhen pazare politike.

Postimi i plotë:

Kundëreagim ndaj deklaratës së sotme të LDK-së

Ata që e zgjodhën  Hashim Thaçin president e kurrë nuk e ngritën zërin sa herë që ai dhunonte e abuzonte me zyrën e presidentit, madje as atëherë kur e kishte vendosur sovranitetin e vendit në shitje, paskan sulmuar sot Presidenten në detyrë, ngase ajo ka kërkuar asgjë më shumë se sa pavarësi e paanshmëri të KQZ-së.

Reagimi i LDK-së shpërfaqë panikun në të cilin është përfshirë ky subjekt. Ne konsiderojmë se ky reagim është i motivuar nga disponimi i ulët i qytetarëve për këtë subjekt dhe jo nga përpjekja e këtij subjekti për ta mbrojtur shtetin dhe demokracinë në vend.

Kredia juaj morale është harxhuar. Nuk do të arrini ta bindni opinionin publik në pretendimin tuaj, sepse Kosova është keq shkaku juaj.

Të kërkosh respektim të ligjshmërisë dhe paanësi në punën e KQZ-së nuk është as ndërhyrje e as kërcënim. Ngaqë ju jeni mësuar prej njëzetë vjetësh të funksioni mbi parametra joligjor, thirrjet për respektim ligji juve ju prekin sedrën.

KQZ-ja, por edhe të gjitha institucionet e tjera të vendit nuk janë vend ku bëhen pazare politike. Kjo praktikë duhet të marrë fund, ndaj reagimet tuaja janë simptomë e panikut.

Nuk do të ketë asnjëherë zmbrapsje në zbatimin e ligjit, ndaj Lista jonë do të mbetet e përkushtuar që kurdo dhe kudo të insistojë në ligjshmëri, duke mos e bërë ligjin asnjëherë subjekt të pazareve politike, siç keni bërë deri tashti ju! Askush nuk mund t`ua marrë juve flamurin e dhunimit të institucioneve dhe shkeljes së Kushtetutës! Ne po e bëjmë pikërisht të kundërtën. Po i mbrojmë institucionet nga ju e partnerët tuaj të qeverisjes e të biznesit, për t’i sjellë qytetarëve ditë më të mira në një shtet ku sundon rendi e ligji./Lajmi.net/

TË ngjajshme

Voton edhe Fatmir Limaj: Duke mos e mohuar të kaluarën mund të ecim në të ardhmen

Radio-Ahireti

Ismaili flet për zgjedhjet e 14 shkurtit, tregon ku dallon lista e PDK-së prej atyre të partive tjera

Radio-Ahireti

Nga PDK i reagojnë Vjosa Osmanit: Në stilin e Trumpit po i vazhdon sulmet ndaj KQZ-së

Radio-Ahireti

La AAK-në para ca ditësh, kryetari i Obiliqit nis krijimin e një liste qytetare për zgjedhjet komunale

Radio-Ahireti

600 vjet e vjetër: Xhamia në Greme që shërbeu si shtab i UÇK-së dhe ballistëve gjatë Luftës II Botërore

Radio-Ahireti

Arrestohet 21-vjeçari që depononte para të falsifikuara nëpër banka dhe mashtronte në markete

Radio-Ahireti