pejgamberet-zanatlinj-dhe-puna-e-tyre

Pejgamberët zanatlinj dhe puna e tyre

Transmetohet se Davudi a.s. shpesh maskohej dhe ecte nëpër mbretërinë e tij duke i pyetur njerëzit se çka mendojnë për të.

Kështu që një ditë takon një djalë të ri duke mos e ditur se ai është Xhibrili dhe e pyeti se çka mendon për mbretin Davud, ndërsa ai iu përgjigj: “Shërbëtori më i mirë i Zotit, por ka një të metë.”

“Çfarë të mete ka? , pyeti Davudi a.s.

–   Ai ushqehet nga thesari i shtetit (popullit), ndërsa njerëzit më të mirë janë ata që ushqehen me dhjetë gishtat e tyre.”

Pas kësaj Davudi a.s. u kthye në Mihrab duke qarë dhe duke u lutur: “Zoti im, më mëso një zanat që do të më bëj të pavarur nga  thesari i shtetit.”

Allahu ia bëri hekurin të butë që ta punoj me duart e tij duke e bërë farkëtarë.

Për këtë flet Kurani Fisnik: “Ne i mësuam atij (Davudit) mbarimin e petkave (të hekurta) për ju, që t’ju mbrojnë në raste lufte. A jeni pra mirënjohës ju për këtë?(sura al-Anbiya, 80)

  • Nuhi a.s. ishte marangoz – Zdrukthëtar.
  • Idirisi a.s. ishte rrobaqepës.
  • Ibrahimi a.s. ishte tregtar i rrobave.
  • Sulejmani a.s. bënte shporta nga gjethet e palmës.
  • Zekerija a.s. ishte Zdrukthëtar.
  • Muhamedi a.s. ishte Biznesmen.

Për çka janë të aftë udhëheqësit tanë? A do të kishin mundësi që të dalin në rrugë  sikur Davaudi a.s.  dhe të pyetnin se çka mendojnë njerëzit për ta? Vallë,  a janë vërtetë të lumtur çka jetojnë në kurriz të popullit?

Le të marrim mësim nga Pejgamberet e Zotit dhe të bëhemi të shkëlqyeshëm në ndonjë punë apo zanat. Në kohë krizash ekonomike kjo është karta e vetme  për një jetë të dinjitetshme dhe të ndershme çka i duhet çdo besimtari. Nuk ka sukses individual dhe kolektiv pa prosperitet dhe pavarësi  ekonomike.

Shkruan: Resul Mehmedovic

Përktheu: Arsim Dauti

Islampress

TË ngjajshme

Më falni zotëri, ju lutem për vëmendjen tuaj

Radio-Ahireti

Le ta ndiejmë ëmbëlsinë e ramazanit

Radio-Ahireti

Gjërat që mund t’i mësojmë nga fëmijët

Radio-Ahireti

Unë e dua Pejgamberin e Allahut, po ty?!

Radio-Ahireti

Sulltan Mehmed Fatih (30 mars 1432 – 3 maj 1481 )

Radio-Ahireti

E keqja nuk mposhtet duke folur për të, por duke bërë vepra të mira…

Radio-Ahireti