Përballja me coronavirusin, 60 mjekë e infermierë tjerë shqiptarë nisen drejt Italisë

Shqipëria ka dërguar drejt Italisë kontingjentin e dytë të bluzave të bardha për ti ardhur në ndihmë shtetit fqinj në luftën kundër COVID-19.

Nga aeroporti i Rinasit, mesditën e së hënës janë nisur drejt Italisë 60 infermierë për të dhënë kontributin e tyre për përballimin e situatës së pandemisë së coronavirusit.

Disa prej tyre janë të punësuar në institucione shëndetësore në Shqpëri, por ka edhe nga ata që nuk ishin punësuar ende.

Vendimi i tyre për tu regjistruar dhe për të shërbyer në spitalet e Italisë, shpesh herë është kundërshtuar nga familjarët e tyre për shkak të rrezikut të infektimit. Por ka edhe nga ato infermierë që kanë marrë edhe miratimin e familjes.

Kjo është ndihma e dytë që Shqipëria dërgon në Itali sa i takon bluzave të bardha ku më herët u dërguan 30 infermierë.

Italia është një nga shtetet më të prekura nga COVID-19 ku deri tani janë shënuar mbi 23 mijë viktima./Vizion Plus

TË ngjajshme

Lufta me krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri, Holanda: Duam rezultate konkrete

Radio-Ahireti

Rikthimi i vizave për Shqipërinë? Parlamenti i Holandës do të votojë më 16 prill

Radio-Ahireti

Cakaj në ministerialin e Këshillit të Evropës: Duhet forcuar organizata

Radio-Ahireti

Rama: Karantina e dytë do të na vriste të gjithëve

Radio-Ahireti

Qëndrimi i Vetëvendosjes për zgjedhjet në Shqipëri

Radio-Ahireti

66 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, shkon në 39 numri i viktimave

Radio-Ahireti