Image default

Përdorimi i ekraneve shpie drejtë ndryshimeve strukturore në trurin e fëmijëve

Studimet e reja të Science Daily, zbulojnë dallime strukturore në trurin e fëmijëve parashkollorë të ekspozuar para ekraneve

Përdorimi i ekraneve është një paraqitje e përhapur që
vazhdimisht po rritet nëpër shtëpi dhe institucione të përkujdesjes së fëmijëve
ëpër shkolla, që në mosha shumë të reja.

Studimet, e botuara në JAMA Pediatrics, zbulojnë se
fëmijët që kalojnë shumë kohë para ekraneve, kanë lidhje më të dobëta strukturore
në pjesën e trurit që është përgjegjës për aftësitë gjuhësore, kontrollin dhe
vetë-kontrollin mendor. Këta fëmijë gjithashtu kanë rezultate më të ulëta në
testet e gjuhës dhe të shkrim-leximit.

Studiuesit në Qendrën Mjekësore spitalore të Fëmijëve në Cincinnati
përdorën udhëzime nga Akademia e Pediatrisë Amerikane (AAP), të cilat e marrin
parasysh jo vetëm kohën e kaluar para ekranit, por edhe qasjen e tyre, duke i përfshirë
pajisjet e lëvizshme, pastaj ato që i monitorojnë fëmijët, si dhe çfarëdo lloj
ndërveprimi gjatë përdorimit të pajisjes.

“Ky studim vë në dyshim nëse të paktën disa aspekte të
përdorimit të mediave në fëmijëri të hershme kanë ndikim negativ gjatë viteve
formuese në zhvillimin e trurit”, thotë Dr. John Hatton, drejtor i Qendrës
së Kërkimit të arsimimit në Spitalin e Fëmijëve Cincinnati si dhe drejtues i
këtij studimi.

“Ndërsa ne ende nuk mund të përcaktojmë se ekranet janë
shkaku i drejtpërdrejtë i këtyre ndryshimeve strukturore dhe nëse këto rreziqe
zhvillimi kanë pasoja të qëndrueshme, zbulimet tona e tregojnë nevojën e hulumtimeve
të mëtejshme për ta kuptuar më mirë ndikimin e ekraneve dhe për ta përcaktuar
se ku duhet të vendoset kufiri në përdorimin e teknologjisë”.

Ky studimi përfshiu 47 fëmijë të shëndetshëm midis moshës tre
dhe pesë vjeçe, me prindërit e tyre. Fëmijët u testuan për aftësi njohëse ndërsa
e monitoruan lidhjen strukturore të masës së bardhë në tru duke përdorur imazhe
të rezonancës magnetike. Prindërit siguruan informacione për sasinë e kohës që
fëmija shpenzon para ekraneve dhe mënyrën e përdorimit të mediave digjitale.
Pastaj, rezultatet e skanimit u krahasuan me ekspozimin e fëmijës para ekraneve.

Shkencëtarët vërtetuan se:

Sa më shumë kohë të qëndrojnë para ekraneve, aq më i ulët është
niveli i aftësisë për t’u shprehur, për emërtimin e shpejt të temës dhe për predispozitat
e shkrim-leximit.

Sa më gjatë t’i ekspozohet ekranit, aq më e ulët është lidhja
strukturore e materies së bardhë në tru, e cila negativisht ndikon në procesin
e mielinit – një proces i cili mundëson që impulset nervore të lëvizin sa më
shpejt dhe më lehtë. Kjo ka ndikim në aftësitë e të folurit dhe shkrim-leximit.

Përdorimi i ekranit është shumë i përhapur dhe akoma po rritet
si në shtëpi ashtu edhe në institutet e përkujdesjes së fëmijëve dhe nëpër
shkolla në mosha të hershme, gjë që kërkon një kuptim më të mirë të ndikimit në
tru në kohën e zhvillimit intensiv, në mënyrë që të vendosen kufizime nëpër institucionet
arsimore, thonë shkencëtarët.

Burimi: Detinjarije.com
Përktheu: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress.ch]

TË ngjajshme

Dita Ndërkombëtare e Internetit te Sigurt, disa nga rreziqet

Radio-Ahireti

Si të aktivizoni logon e Apple tek telefoni juaj

Radio-Ahireti

Facebook po e shet numrin tuaj të telefonit

Radio-Ahireti

Njeriu që krijoi lojën Fortnite, ka një bast të rrezikshëm

Radio-Ahireti

Italia paditë Apple për ngadalësimin e iPhone

Radio-Ahireti

​Këto janë mënyrat më të zakonshme të mashtrimit në internet

Radio-Ahireti