permbytjet,-rreziku-per-shkodren/-lumenjte-afer-kufirit-maksimal-te-kuotave

Përmbytjet, rreziku për Shkodrën/ Lumenjtë afër kufirit maksimal të kuotave

Ndërkohë, situata duket se është nën kontroll. Bashkia e Shkodrës raporton se deri më tani 748 hektarë tokë janë përmbytur, duke pasur ditën e fundit një shtim të sipërfaqes së tokës nën ujë.

Hidrometri në Dajç në orën 08.30 shënoi kuotën 5.75 metra, ndërsa kuota maksimale është 6.3 metra. Krahasuar me një ditë më parë ka një rritje të nivelit të ujit me 25 centimetra.

E njëjta gjë edhe në Liqenin e Shkodrës, ku niveli i ujit është rritur me 18 cm. Jo më pak ka prurje edhe në Drin, ku rritja është më e vogël, por që përbën rrezik të shtuar.

Ndonëse nuk ka përmbytje sit ë disa ditëve më parë, të dhënat nga Shtabi i Emergjencave Civile në Bashkinë e Shkodrës bëjnë të ditur se janë përmbytur disa hektarë tokë, nga të cilat një pjesë e sipërfaqeve të kultivuara dhe një pjesë tjetër e mbetur djerr.

Situata më e rëndë është në zonën e Obotit, ku niveli i ujit mbi rrugë arrin në rreth 35 cm dhe është e pa kalueshme me mjete te ulëta. Gjithashtu në Obot, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit ujësjellësi i Oblikës. Në disa raste familjarë të ndryshëm të zonave që janë në vijën e rrezikut kanë kërkuar bazë ushqimore edhe për bagëtitë./tch

TË ngjajshme

Bora e bllokon Kroacinë: Kolona në autostradë deri në dy kilometra

Radio-Ahireti

Don Mikel Sopi tregon se si i shpëtoi familjarët e të masakruarve të Mejës

Radio-Ahireti

14 vdekje dhe 520 raste të reja me COVID-19

Radio-Ahireti

Mbi 5 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Katër të vdekur dhe 774 raste të reja me COVID-19

Radio-Ahireti

56 pacientë të prekur me COVID-19, 10 prej tyre në gjendje të rëndë

Radio-Ahireti