pese-te-vdekur-dhe-678-raste-te-reja-me-covid-19-ne-shqiperi

Pesë të vdekur dhe 678 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë raportoi të enjten pesë vdekje të tjera në radhët e pacientëve me COVID-19 ndërsa 678 persona të tjerë u diagnostikuan të prekur nga virusi.

Në përditësimin ditor ministria tha se gjatë 24 orëve humbën jetën në spitalet COVID, pesë pacientë të moshave 70-81 vjeç nga Tirana, Kurbini, Librazhdi, Saranda dhe Lushnja. Të mërkurën qenë raportuar për katër viktima. Kështu totali personave që kanë humbur jetën nga pandemia në Shqipëri shkon kështu në 1,296.

Gjatë 24 orëve autoritetet shëndetësore thanë se kryen 3,088 teste, prej së cilave rezultuan pozitivë 678 persona (pozitiviteti 21.9%). Të mërkurën qenë diagnostikuar 670 raste nga 3,331 teste (pozitiviteti 20.1%). Kështu totali i rasteve të pikasura në Shqipëri shkon në 69,916 raste.

Nga ana tjetër ministria raportoi si të shëruar 457 raste, të cilat e çojnë totalin në 42,426 të shëruar.

Aktualisht në katër spitalet COVID të Tiranës, po trajtohen 285 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

The post Pesë të vdekur dhe 678 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Lojërat Olimpike të Pekinit: SHBA tërheq deklaratën e bojkotit

Radio-Ahireti

Izraeli kryen sulme ajrore në Rripin e Gazës

Radio-Ahireti

Protestojnë punëtorët teknikë të UP-së, paralajmërohet bllokimi i punës nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre

Radio-Ahireti

​KQZ sot shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare

Radio-Ahireti

Zyrtare: Isa Mustafa jep dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së

Radio-Ahireti

Ministri Vitia paralajmëron masa të reja anti-COVID

Radio-Ahireti