policia-aksion-neper-fshatrat-e-lipjanit,-arrestohen-kater-persona

Policia aksion nëpër fshatrat e Lipjanit, arrestohen katër persona

Operacioni ka nisur të shtunën, nga njësitet policore të Lipjanit. Këtë për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot njësitet policore të Lipjanit, kanë përfunduar një operacion të nisur dje i cili ka rrezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar për të cilët kishte urdhëresa të gjykatës. Aksionet janë ndërmarrë në katër lokacione të ndryshme, përkatësisht në fshatin Zllakuqan, Mirenë, Baicë dhe në Janjevë ku janë arrestuar katër persona të dyshuar dhe janë realizuar 4 urdhëresa te gjykatës”, ka deklaruar Ahmeti.

Të arrestuarit, dyshohen për “Vjedhje e rëndë në tentativë”, “Dëmtim prone” dhe “Lëndim trupor”.

“Për personat e arrestuar, kishte urdhëresa aktive të gjykatës për veprat vjedhje e rëndë në tentativë, dëmtim prone dhe dy lëndime trupore. Personat e arrestuar pas përfundimit të procedurave policore, janë dërguar në vuajtje të dënimit”, ka deklaruar Ahmeti.

TË ngjajshme

​Abdixhiku: LDK do të jetë opozitë konstruktive, VV ka fituar shumicën por jo të tërën

Radio-Ahireti

Osmani: Ora e fundit për të përcaktuar fatin e vendit tonë

Radio-Ahireti

Haziri: Ka një angazhim të të gjithëve kundër LDK-së, ka përputhje ideologjike në hijen PDK-VV

Radio-Ahireti

Debat i rëndë Olluri-Gjinovcit/ “Ti je argat i Vjosa Osmanit”, “Ti je mashtrues”

Radio-Ahireti

Vdes punëtori i Postës nga COVID-19

Radio-Ahireti

Gjermani, skandali i maskave/ Dorëhiqet ligjvënësi i CDU, përfitoi 250 mijë euro

Radio-Ahireti