policia-gjermane-shkaterroi-nje-nga-platformat-me-te-medha-boterore-te-pornografise-me-femije

Policia gjermane shkatërroi një nga platformat më të mëdha botërore të pornografisë me fëmijë

Autoritetet gjermane kanë zbuluar një nga platformat më të mëdha të pornografisë së fëmijëve “darknet” dhe arrestuan katër persona në këtë rast, theksoi Zyra Federale e Krimeve (BKA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Tre gjermanë akuzohen se si administratorë kanë operuar platformën “Boystown”.

Ndërkohë, një tjetër gjerman i dyshuar thuhet se ka qenë një nga përdoruesit më aktivë të portalit i cili ka më shumë se 400.000 anëtarë dhe se ka postuar më shumë se 3.500 postime.

Autoritetet gjermane arrestuan të dyshuarit në mes të prillit dhe ata kanë qenë në paraburgim që nga ajo kohë.

Para arrestimeve, hetuesit e BKA-së dhe Zyra e Prokurorit Publik të Frankfurtit po ashtu kontrolluan shtatë adresa në tre shtete gjermane, Nordrhein-Westfalen, Bavari dhe Hamburg.

Në të njëjtën kohë, një anëtar tjetër i dyshuar i bandës u arrestua në Paraguai pas një kërkese nga autoritetet gjermane të zbatimit të ligjit, tha BKA. /aa

The post Policia gjermane shkatërroi një nga platformat më të mëdha botërore të pornografisë me fëmijë appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Marko Gjuriqit i refuzohet hyrja në Kosovë

Radio-Ahireti

Kurti nga Tirana: I kemi numrat për Qeverinë e re, s’bëj kompromis me regjimin e vjetër

Radio-Ahireti

EMA: Trashjet e gjakut, efekt shumë i rrallë anësor i vaksinës së AstraZenecas

Radio-Ahireti

902 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e përgjithshme, 116 prej tyre në Klinikën Infektive në QKUK

Radio-Ahireti

Ngrohja e klimës: Akullnajat në botë po shkrihen me një ritëm shumë të shpejtë

Radio-Ahireti

Erdogan letër Kurtit: I kënaqur që partia juaj do ta rishqyrtojë vendosjen e ambasadës në Jeruzalem

Radio-Ahireti