policia-me-operacion-bastisjeje,-sekuestrohen-arme-zjarri-dhe-substance-narkotike

Policia me operacion bastisjeje, sekuestrohen armë zjarri dhe substancë narkotike

Drejtoria rajonale e policisë së Prishtinës ka ngritur prezencën policore dhe riorientuar shpërndarjen në terren me qëllim mbulimin e secilës zonë në funksion të parandalimit të rasteve kriminale dhe kapjen e të dyshuarve për rastet e tilla.
Kjo prezencë është plotësuar edhe me veprime dhe masa operative specifike me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e treguesve të zbulimit, ngritjen e nivelit të sigurisë si dhe mbajtjen e komunitetit tonë të sigurt dhe larg dukurive kriminale.
Në këtë kuadër, pas marrjes së informacioneve të rëndësishme në rrugë operative, sot në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë, policia ka kryer një operacion bastisjeje i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e;
 Dy revole të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm,
 Njëqindenjëzetetre copë fishek të kalibrave të ndryshëm,
 Një sasi e konsiderueshme e substancës së dyshuar (dyshohet të jetë Kanabis) si dhe,
 Pjesë të ndryshme të armëve (dyshohet të jenë përdorur për modifikim armësh)
Pas përfundimit të bastisjes, të dyshuarin;
• A. M, mashkull, 58 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
policia e ka shoqëruar për në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës dhe substancave psikotrope & analoge dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.

The post Policia me operacion bastisjeje, sekuestrohen armë zjarri dhe substancë narkotike appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Ministri i Shëndetësisë në Austri jep dorëheqjen për shkak të lodhjes nga situata pandemike

Radio-Ahireti

Kurti: Nuk i shmangim bisedimet me Serbinë – por së pari drejtësi e punësim

Radio-Ahireti

Jerusalemi ‘ringjall’ tubimet masive fetare për pashkë

Radio-Ahireti

LDK bëhet me kryetar të ri

Radio-Ahireti

Me parfume e sterlizues pastrohen qilimat në Xhaminë e Profetit (a.s)

Radio-Ahireti

Blinken-Stoltenberg: Rusia të ndalë menjëherë shtimin e trupave në kufi me Ukrainën

Radio-Ahireti