policia-nderhyn-ne-nje-aheng-familjar,-gjobit-86-persona

Policia ndërhyn në një aheng familjar, gjobit 86 persona

Policia e Kosovës sot gjatë ditës së bashku me inspektoratin kanë ndërprerë një aheng familjar dhe kanë shqiptuar 86 gjoba ndaj personave që nuk kanë respektuar ligjin për parandalimin e dhe luftimin e  përhapjes së pandemisë COVID-19.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë:

Aktivitetet policore në funksion të strategjisë për parandalimin e pandemisë COVID-19

Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, si pjesë integrale e mekanizmave kyç në implementimin e strategjisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, në vazhdimësi me një përkushtim  dhe angazhim të jashtëzakonshëm ka qenë në nivelin më të lartë të përgjegjësive që ka.

Me fokus të veçantë  respektimin e masave për parandalimin dhe luftimin e  përhapjes së pandemisë COVID-19, policia dhe inspektorët sot rreth orës 16:00, kanë ndërprerë një aheng familjar dhe kanë shqiptuar:

-Tetëdhjetë e gjashtë (86)masa administrative ndaj personave që nuk kanë respektuar ligjin  për parandalimin e dhe luftimin e  përhapjes së pandemisë COVID-19, si dhe

-dy (2) fletëparaqitje  nga Inspektorët e AUV-it.

E kuptojmë që është e domosdoshme lidhja njerëzore me njëri tjetrin, por tani për tani duhet të respektojmë rekomandimet e kufizimet e vendosura pasi që ruajtja e shëndetit publik është prioritetet për të gjithë ne.

The post Policia ndërhyn në një aheng familjar, gjobit 86 persona appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Nuk ka qetësi në Belfast, pavarësisht thirrjeve për qetësi në respekt të Mbretëreshës

Radio-Ahireti

​Masat antiCOVID-19, Ambasada e Kosovës në Itali del me njoftim të rëndësishëm

Radio-Ahireti

“Ora e Tokës”, qytetet anembanë botës shuajnë dritat për 60 minuta

Radio-Ahireti

Fjalimi i parë shqip në Kuvendin e Serbisë, Kamberi replikon me Daçiqin në gjuhën shqipe

Radio-Ahireti

Osmani kërkon nga mërgata t`i përgjigjet masivisht regjistrimit të popullsisë në Maqedoni

Radio-Ahireti

“Në Shqipëri shoh Evropën e Re”, Alabbar flet për investimin 2.5 miliardë dollarë në Portin e Durrësit

Radio-Ahireti