policia-ne-tuz-mbyll-bizneset-e-gastronomise

Policia në Tuz mbyll bizneset e gastronomisë

Kësaj mase i është kundërvënë kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, dhe disa qytetarë, të cilët e kanë bllokuar sheshin në drejtim të Podgoricës, duke thënë se nuk do të lëvizin derisa nuk shkojnë aty kryeministri Zdravko Krivokapiq dhe zëvendëskryministri, Dritan Abazoviq.

Gjeloshaj u ka thënë këtyre dy zyrtarëve se do t’i presë në rrugë.

“Ka të bëjë me diskriminim, sepse asnjë komunë nga Grupi 1 i Tabelës së Institutit të Shëndetit Publik nuk është mbyllur, përveç Tuzit. Për shkak të hakmarrjes së kryeministrit dhe zëvendëskryeministit ndaj qytetarëve të Tuzit. Hakmarrje për shkak të shpalosjes së flamurit. Meqë e dimë se ata po e bëjnë këtë për arsye, ne po i ftojmë për të biseduar. Le të dalin para popullit dhe le të sqarojnë pse po diskriminohemi. Këtu po i presim”.

Në ndërtesën e Komunës së Tuzit janë parë së fundmi flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë për shkak të 17 Shkurtit, ditës së shtetësisë së Kosovës.

Gjeloshaj ka thënë se të mërkurën u ka nisur tërë ditën mesazhe këtyre zyrtarëve, mirëpo ata nuk janë lajmëruar nëse do të shkojnë të enjten në këtë komunë.

Gjeloshaj ka thënë se i pret “nëse janë të interesuar për qytetarët”.

“Në vend që ata të vijnë, ata po dërgojnë policinë, kjo është përgjigjja që ata kanë ndaj qytetarëve të Komunës së Tuzit”.

Aktualisht në Tuz janë 95 persona të infektuar me koronavirus, dhe kjo komunë gjendet në zonën e ashtuquajtur të gjelbër, ku shkalla e epidemisë nuk është në rritje.

TË ngjajshme

Çfarë është pasaporta e BE-së për vaksinim?

Radio-Ahireti

Murati: VV-ja bashkimin kombëtar e ka pasur parullë, e asnjëherë projekt

Radio-Ahireti

Pasi mbeti jashtë Kuvendit reagon Meliza Haradinaj, thotë se do të zbulohet e vërteta

Radio-Ahireti

7 policë të lënduar dhe 8 protestues të shoqëruar bilanci i protestave të sotme për rastin “Monstra”

Radio-Ahireti

LDK shpresoi në Llap, por përfundon numërimi dhe VV merr afro 60% të votave në këtë komunë

Radio-Ahireti

Szunyog e sheh pozitive që Kurti tash e radhit si prioritet të katërt dialogun me Serbinë

Radio-Ahireti