Image default

Presidenti amerikan Biden mesazh “uniteti” në fjalimin e parë pas betimit

Në fjalën e tij të parë pas ceremonisë së inaugurimit, presidenti i ri i SHBA-së, Joe Biden, dha mesazhin se vështirësitë me të cilat përballet vendi i tij mund të kapërcehen vetëm nëpërmjet “unitetit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Biden, presidenti më i vjetër dhe i dytë katolik i SHBA-së, mbajti një fjalim pas ceremonisë së inaugurimit të mbajtur para ndërtesës së Kongresit në Washington.

Duke nënvizuar se SHBA-ja po përballet me kërcënime serioze me rëndësi historike, Biden dha mesazhin se ata mund t’i kapërcejnë vështirësitë vetëm nëpërmjet “unitetit”.

“Sot është dita e Amerikës, demokracia mbizotëroi,” u shpreh Biden, duke e cilësuar ditën e sotme si ditë të rëndësishme për demokracinë e vendit.

Duke folur për vështirësitë e fundit të vendit, Biden paralajmëroi se do të përballen me “ekstremizmin në rritje, supremacinë e të bardhëve dhe terrorin e brendshëm” dhe se do t’i mposhtin këto kërcënime.

Ai theksoi se do të punojë si për ata që e mbështesin, ashtu edhe për ata që nuk e mbështesin.

“Unë do të jem presidenti i të gjithë amerikanëve”, tha Biden.

Lidhur me ndarjet politike në vend, Biden tha se “Duhet t’i japim fund kësaj lufte që nuk i përshtatet civilizimit tonë”.

“Do t’i rregullojmë marrëdhëniet tona të aleancës dhe edhe një herë do të vendosim marrëdhënie të ngushta me botën”, tha po ashtu presidenti i ri amerikan.

“Nuk kemi kohë për të humbur”

Ndërkohë, pas ceremonisë, Biden po ashtu bëri postimin e parë në llogarinë zyrtare të Presidentit të SHBA-së, POTUS, në Twitter.

“Nuk kemi kohë për të humbur kur bëhet fjalë për zgjidhjen e krizave me të cilat përballemi”, shkroi Biden.

The post Presidenti amerikan Biden mesazh “uniteti” në fjalimin e parë pas betimit appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Tre të vdekur dhe 249 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Gjergj Dedaj kontaktohet nga Specialja, thotë se nuk e ka të qartë për çfarë

Radio-Ahireti

Një i vdekur dhe 178 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Kurti: Nuk i shmangim bisedimet me Serbinë – por së pari drejtësi e punësim

Radio-Ahireti

Presidenti Erdoğan merr dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19

Radio-Ahireti

Kosnett: E ardhmja e Kosovës është në duart e qytetarëve të saj

Radio-Ahireti