problemet-post-covid,-rriten-vizitat-per-problemet-ne-zemer

Problemet post-Covid, rriten vizitat për problemet në zemër

Mjeku kardiolog, Taulant Gishto i cili tregoi se çdo ditë dhe më shumë numri i personave të cilët vuajnë nga zemra sa vjen dhe shtohet.

Ai shton se këta persona kanë kaluar Covid-in në forma mesatare dhe të rënda.

“Padyshim që ka patur më shumë vizita. Përveç pacientëve që kanë qenë të sëmurë rutinë ka pasur shumë pacientë që kanë ardhur pasi kanë kaluar Covid. Pas prekjes së pulmonit covid prek zemrën. Shumë pacientë kanë ardhur me probleme të rëndësishme të prekjes së cipave të zemrës, ose siç quhet ndryshe dyshemeve perikardite.

Perikarditë kanë qenë nga minimale deri shumë të rëndësishme të cilat kanë pasur nevojë për trajtim të specializuar. Kemi patur pak raste me prekje të muskulit të zemrës, të cilat kanë qenë nga infektimi me Covid. Ky person nga një njeri normal kthehet në një pacient të sëmurë rëndë, pikërish si pasojë e prekjes së muskulit të zemrës. Kemi patur raste me aritmi të rëndësishme, aritmi të pjesës së sipërme të zemrës të nxitura nga Covid. Aritmi, prekje të muskulit të zemrës, ulje të tensionit , një gamë e gjerë e sëmundjeve kardiovaskulare është parë pas prekjes së Covid”– thotë ai./Ora News/

TË ngjajshme

Gjermania e vazhdon bllokadën nga COVID-19 deri më 7 mars

Radio-Ahireti

Kandidatët për deputet më shumë vijnë nga bastionet e tyre regjionale

Radio-Ahireti

Varhelyi për liberalizimin: Komisioni vlerëson se Kosova ka përmbushur kushtet

Radio-Ahireti

​Katër ministra në Qeverinë e Zimbabvesë vdiqën nga koronavirusi

Radio-Ahireti

Isa Mustafa flet për lajmi.net, tregon se a e uroi Lumir Abdixhikun pas fitores

Radio-Ahireti

Abdixhiku deklarohet për gjërat e vështira që e presin: Rikthimin e mbështetësve të LDK-së

Radio-Ahireti