prokuroria-‘e-mbyllur’-per-rastin-e-albert-krasniqit

Prokuroria ‘e mbyllur’ për rastin e Albert Krasniqit

Albert Krasniqi mbeti pa shenja jete si pasojë e shkrepjes së armës dhe goditjes me një plumb që mori nga babai i tij, Skender Krasniqi.

Në rrugën ‘Ndue Perlleshi’ të kryeqytetit, saktësisht në bodrumin e ndërtesës së kësaj familje mbeti pa shenja jete, Albert Krasnqii, emër i njohur për organet e rendit në vend.

Tashmë kur Skender Krasniqi gjendet në paraburgim, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, për disa herë radhazi kanë hezituar të flasin lidhur me këtë çështje.

Nga Prokuroria kanë vazhduar të theksojnë se rasti në fjalë është i rëndë dhe se janë duke u zhvilluar hetimet për të dhe se çdo informatë shtesë mund ta dëmtoj procesin hetimor.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, është duke i zhvilluar hetimet lidhur me këtë rast, andaj, çdo informatë shtesë mund ta dë​mtoj procesin hetimor”, u tha në përgjigjen e fundit të prokurorisë dhënë për lajmi.net.

Albert Krasniqi gjatë kohës së fundi ishte i kërkuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se kishte përdorur dhunë fizike dhe psiqike ndaj ish-bashkëshortes, Besa Gashi.

Madje të njëjtit së fundi ishin të ndarë, por Gashi padyshim ishte e pranishme në varrimin e Krasniqit, me të cilin ka edhe një vajzë.

Krasniqi vite më parë ishte i burgosur për shkak të vrasjes së një të riu në Graçanicë, një herë tjetër u arrestua për plagosje si dhe u kërkua për disa raste të tjera, ndër to rrahje.

Pavarësisht gjithë kësaj, familja Krasniqi njiheshin për humanitetin e tyre dhe të njëjtit ishin prej donatorëve më të mëdhenj në ndërtimin e Xhamisë tek Mati 1 në Prishtinë.

Alberti dhe Skender Krasniqi kishin një lidhje mjaftë të fortë me njëri-tjetrin, gjë që edhe vuri një çudi të madhe tek të gjithë ditën kur edhe ndodhi ngjarja tragjike.

Vrasja e Albert Krasniqit nga babai është vetëm një nga rastet tragjike të vrasjeve brenda familjeve që ndodhën brenda periudhës një vjeçare.

Ishin mbi gjashtë vrasje të ngjashme, ku familjarët u morën jetën njëri-tjetrit, e ku misteret e arsyes që çuan deri tek këto veprime vazhdojnë të mbeten të paqarta./Lajmi.net/

TË ngjajshme

Hoxhaj dhe Tahiri: Në 100 ditëshin e parë do të iniciojmë themelimin e Gjykatës Komerciale

Radio-Ahireti

Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Kosovës

Radio-Ahireti

Vehbi Kajtazi ndryshon mendje: Duhet penguar me çdo kusht zgjedhja e Osmanit presidente

Radio-Ahireti

Kuvendi miraton rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë

Radio-Ahireti

Të hënën në Shqipëri vijnë edhe 7 mijë vaksina

Radio-Ahireti

Osmani flet me homologun slloven për sigurimin e vaksinave

Radio-Ahireti