prokuroria-ka-nisur-hetimet-per-hyrjen-e-vaksines-anti-covid-ne-pjesen-veriore-te-kosoves

Prokuroria ka nisur hetimet për hyrjen e vaksinës anti -COVID në pjesën veriore të Kosovës

Pas informacioneve të pranuara dhe raporteve në media lidhur me futjen potenciale të vaksinave anti-COVID në pjesën veriore të Kosovës pa përfillur dispozitat e zbatueshme ligjore, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në bashkëpunim të ngushtë me policinë, janë duke mbledhur informacione për të vlerësuar nëse vaksinat janë sjellë në Kosovë, si dhe nëse importimi i tyre është bërë në pajtim me protokollet përkatëse për mbrojtjen e shëndetit publik dhe kërkesat ligjore që rregullojnë këto çështje.

“Ne sigurojmë publikun se mbetemi syhapur në zbulimin, hetimin dhe ndjekjen e veprimeve të kundërligjshme që mund të rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë publike, si dhe mbetemi të përkushtuar që të sigurojmë që askush të mos shfrytëzojë situatën e krijuar si rezultat i pandemisë gjatë kësaj kohe kritike”, ka njoftuar prokuroria.

Prokuroria ka thëne se  do ta mbajë publikun të njoftuar në vazhdimësi me zhvillimet./Lajmi.net/

TË ngjajshme

“Dilni përjashta, do iu çoj në burg me duart e mia”/ Meta përplaset me policinë bashkiake në zyrat e FRD

Radio-Ahireti

Kjo është pasuria e Agim Nuhës që u arrestua për dallavere me subvencione

Radio-Ahireti

Zemaj mirëpret vendimin e Qeverisë për ndarjen e 10 milionë eurove për MSh-në

Radio-Ahireti

Sot vendosja e marrëdhënieve diplomatike, kjo pritet të jetë ambasadorja e Kosovës në Izrael

Radio-Ahireti

Reagon Palestina: Kosova ta rishikojë shpejt vendimin për Ambasadën në Jerusalem

Radio-Ahireti

Ky është mjeku shqiptar që tentoi t’i shpëtonte jetën kryetarit të Zagrebit

Radio-Ahireti